Lajme
Zvicër: Rritje e theksuar e numrit të të rinjve të dënuar
Janë shqiptuar 14,773 aktgjykime për të rinjtë ose 6 për qind më shumë se një vit më parë
Në vitin 2019, në Regjistrin Penal të Zvicrës janë shënuar 105.440 dënime për të rriturit. Ky numër është për 3 për qind më i ulët se një vit më parë.
Ashtu si vitet e kaluara, dënimet e të rriturve në të shumtën e rasteve kanë të bëjnë me shkelje të Ligjit të Trafikut Rrugor (53 për qind), thekson Zyra Federale e Statistikave në statistikat e saj të fundit të dënimit penal.
Ligji i ri i sanksioneve ka hyrë në fuqi që nga 1 janari 2018, dhe ai përsëri lejon dënimet e shkurtra me kusht, shkruan srf.ch. Siç mund të pritej, kjo çoi në një rritje shumë të madhe dënimesh në këtë pikë, transmeton albinfo.ch. Nga gjithsej 61 dënime me kusht që ishin në 2017, numri i tyre është rritur në 2.733 në vitin 2018 dhe në 3507 në vitin 2019.
Megjithatë, në vetëm 6% të të gjitha vendimeve gjyqësore tek të rriturit shqiptohet një dënim me burg me kusht. Dënimi i shqiptuar më së shpeshti mbetet dënimi me kusht me para, i cili ka qenë dënimi kryesor në 69 për qind të të gjitha gjykimeve në vitin 2019.
Ndryshe, në rastin e gjykimeve ndaj adoleshentëve, ekziston një tendencë në rritje e numrit të delikteve sipas Kodit Penal, përcjell albinfo.ch. Janë shqiptuar 14,773 aktgjykime për të rinjtë ose 6 për qind më shumë se një vit më parë.
Në 43 për qind të të gjitha gjykimeve, adoleshentët janë dënuar me detyrime personale, si ndjekja e një kursi ose kryerja e shërbimit në komunitet. Tek të rinjtë deri në moshën 15 vjeçare kjo përqindje është veçanërisht e lartë, ajo shkon në 58%.
Gjobat dhe dënimet me burg, të cilat mund të shqiptohen vetëm nga mosha 15 vjeçare, janë zbatuar në 26% përkatësisht 7 % të rasteve në këtë grupmoshë, transmeton albinfo.ch. Një masë mbrojtëse është shqiptuar në 472 gjykime, më e shpeshta prej të cilave ka qenë kujdestaria personale.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













