Shqipëria
Greqia hap kufijtë me Shqipërinë nga 1 korriku
Greqia po përgatitet që të hapë pikat kufitare të vendit me shtetet e tjera, përfshirë edhe Shqipërinë që prej datës 1 korrik.
Siç bën me dije zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Petsas, duke filluar nga data 1 korrik do të lejohet të ankorohen tragete në të gjitha portet e vendit, ndërsa do të hapen edhe aeroportet si dhe pikat e kalimit kufitar tokësor.
Në listën e pikave kufitare që do të hapen janë edhe Kakavija me Kapshticën.
Greqia do të hapë gjithashtu edhe pikat kufitare me Maqedoninë, Bullgarinë dhe Turqinë.
“Nga pasnesër, ardhja e anijeve nga jashtë në portet greke është e lejueshme. Në të njëjtën kohë, po hapen kufijtë hyrës të Evzoni, Kakavisë, Kapshticës, Promachonas, Nymfaia, Kastania dhe Kipi. Qeveria vazhdon të përgatitet për të siguruar mbrojtjen maksimale të mundshme të shëndetit të punëtorëve në industrinë e turizmit si dhe të gjithë frekuentuesit në destinacionet turistike“, u shpreh Petsas.
Vendimi i Greqisë vjen në një kohë kur vendet e BE-së kanë bërë një listë të vendeve me të cilat do të hapin kufijtë nga data 1 korrik. Në listën në fjalë momentalisht nuk është Shqipëria, ndërsa nga rajoni ynë figurojnë Serbia dhe Mali i Zi.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













