Lajme
Falënderohet mjekja shqiptare për punën e saj nga autoritetet londineze
Mjekja shqiptare, Anxhela Gradeci, prej vitesh jeton dhe punon në Londër. Në fund të viteve 1990, Anxhela vetëm 4-vjeçe, familja e saj u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton albinfo.ch.
Anxhela studoi për mjekësi dhe sot ajo punon si mjeke në repartin respirator në spitalin Whitington, në Londër. Gjatë gjithë periudhës së pandemisë ajo ka qenë në vijën e parë të trajtimit të pacientëve me koronavirus.
Së fundi, Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka postuar një video falënderuese për të gjithë mjekët që kanë qenë në fronin e luftës ndaj COVID, por sidomos për mjekët e ardhur nga vendet e tjera.
Khan, në profilin e tij në Facebook, në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve ka ndarë historinë e emigrimit dhe të integrimit të Anxhelës.
Në videon e shpërndarë nga kryetari i Bashkisë, përshkruhet historia e Anxhelës.
Anxhela tregon për punën e saj e përditshme dhe se si u bë pjesë e stafit të këtij spitali.
“Pas gjashtë vjetësh mësimi në shkollë mjekësore për sëmundje të ndryshme, erdhi Covid-19 dhe ndryshoi gjithçka.
“Refugjatët janë në vijën e parë në luftën kundër Covid. Kur qeveria kërkoi që vullnetarët të bëhen pjesë e personelit shëndetësor, qindra mjekë të lindur nga jashtë, përfshirë edhe refugjatët, u përgjigjën”, thotë mjekja.
Ajo shprehet se të qenit refugjate e ndihmon atë të shohë njerëz përtej kushteve të tyre mjekësore: “Kur u them njerëzve që jam refugjate, ata zakonisht befasohen. Shpesh, është simpati. Ndonjëherë, është zemërim.
“Unë dua që njerëzit të kuptojnë se refugjatët nuk janë një grup homogjen. Ata janë individë që mund të ofrojnë shumë për shoqërinë”, vijon më tej Anxhela.
Anxhela nuk e mohon faktin e të qenit krenare që është refugjate, pasi sipas saj, janë ata që po “formojnë botën tonë për mirë”. /Albinfo.ch
https://www.facebook.com/RESCUE.DE/videos/705557773600971/?__xts__[0]=68.ARComFYBWAKKrbf9CLVdvsqm9gyEo6ZE-zm8PpZeRUYsrF48AiEeFKk8WeF1fyxSaoNHjJh-lfxh14thGC4tVRCRYyZsXis0w4clPEIVPAXmsGQvl9opIkvglg8xWS8IzaUEqEUQCxq9qK5XIvysk6GM50Ct1sn684GzO0e2qXZk60e1gwJNY0_pr9uoU9O8vDTrTaNeyMofSZqvP56-mqWjl-8OfmxzrqUIMzFF3fCJKCGWff6EiAERcLHHCWC9y3OgSDi6wP8GVwcmiKhdHldrwwchFPgrl4O5rCN4bG4mt-9pN4raWIHTcgxJAN_3CKHpHvbYbKGPC7FyjKiIqBCwaj1ODM2CsvXrZc_IVAHi5hTYhD0BF6pWN5E&__tn__=-R
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














