Kosova
Kosovë: Mbi 10 mijë persona kanë ndërruar jetë brenda një viti
Gjatë vitit 2019 janë regjistruar 10,560 vdekje në Kosovë.
Sipas raportit për statistikat e vdekjeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 4,325 ose 45.9% janë femra dhe 5,105 ose 54.1% janë meshkuj.
ASK njofton se në institucione shëndetësore kanë ndodhur 42.8% e rasteve të vdekjeve, 55.7% kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.5% në vende të tjera.
Në bazë të komunave, Prishtina prin me 2, 609 raste të vdekjeve, ose 24.7%; Prizreni me 938 raste, ose 8.9%; Peja me 639 raste, ose 6.1%, etj. Ndërkaq, mosha e të vdekurve në 81.6% është 60 e më shumë vjeç.
Në tre muajt e parë të vitit 2019 janë raportuar 27.0% vdekje, ndërsa vetëm në muajin mars ka 9.5% të vdekjeve të raportuara.
Në 90.8% të rasteve janë shqiptarë.
Sipas ASK-së, në vitin 2019 janë raportuar gjithsej 157 raste si vdekje të dhunshme, vdekje në fatkeqësi janë 103 raste, vetëvrasje janë 39 raste dhe vrasje janë 15 raste.
Në fatkeqësi dominon mosha 50-vjeçare e më shumë vjeç për meshkuj, ndërsa te vetëvrasjet dhe vrasjet dominon grupmosha 20-40 vjeç.
Ndërkaq, foshnjë të vdekura u raportuan 189 raste, meshkuj janë 97 raste e femra janë 92 raste.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











