Maqedonia
Maqedoni: Kriteret e rrepta për hyrje, reagojnë mërgimtarët
Kaluan në shumë kufijë nga e gjithë Evropa, por u duhet të presin në prag të shtëpisë. Shtetasit tanë vazhdojnë të kenë telashe për t’u rikthyer në vendlindje shkaku i mbylljes së kufijve, raporton AlsatM.
“Maqedonia, si vendi i vetëm në Evropë me kufij të mbyllur për shtetasit e tyre, edhe pse kanë teste negative, duhet të mbahen në vetizolim shtëpiak prej 2 javësh. Ndërkaq, të huajt transitojnë lirshëm nëpër territorin tonë”.
Po ashtu në vendkalimin e Tabanocës pritjet janë të gjata për ata që duhet të dërgohen në karantinë shtetërore.
“Prej Zvicrës, Austrisë, Gjermanisë, Kroaci e Serbi pa asnjë problem, as maska, asgjë. Këtu vetëm të marrin nga 20 euro për maska. Do na çojnë edhe në karantinë të na i marrin nga 2 mijë denarë atje”, u shpreh Nafi Limani, mërgimtar.
“Prej 4 të mëngjesit jemi këtu duke pritur dhe askush nuk na udhëzon se çfarë do të bëj. Mos të maltretohemi këtu në rrugë pa ujë, pa bukë, pa asgjë. As një banjë nuk e keni këtu”, tha Fatmir Jakupi, mërgimtar.
Shtetasit që kanë PCR testet hynë, por problemet e tjera shëndetësore i kanë bërë të harrojnë pandeminë. Thonë se kanë mbetur të izoluar në vendet prej nga vijnë më shumë se 3 muaj.
“Jam me diabet dhe me tension të lartë të gjakut, këta njerëzit i mendojnë këto. Erdhëm nëpër të gjitha shtetet, kurse si në vendin tonë askush tjetër nuk na bëri kështu”.
“Në rregull nuk është aspak, se kur arritëm këtu thanë që testin mund ta bëjmë shpejt për disa orë. Edhe na thanë se nxitoni se do të niset autobusi, prej ora 8 të mëngjesit presim këtu”.
Vendimi i fundit të Qeverisë për hapjen e të gjitha pikave kufitare nuk ka hequr asnjë nga masat restriktive të hyrje-daljes nga shteti, masë e cila ka qenë në fuqi gjatë gjithë kohës së pandemisë.
Me përcjellje policore këta shtetas do të çohen në karantinë shtetërore deri sa të marrin një rezultat negativ të CoVid-19. Por edhe nëse kanë test negativ, ata do të izolohen për 2 javë në shtëpi.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra














