Maqedonia
Maqedoni: Gjashtë viktima dhe 182 raste të reja me Covid-19
Shërohen 33 pacientë
Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1348 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 182 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Sipas qyteteve, 107 raste janë regjistruar në Shkup, në Kumanovë-14, Shtip-4, Tetovë-23, Strugë-5, Manastir-2, Ohër-6, Gostivar-4, Strumicë-1, Koçani-1, Berovë-1, Resnje-13, Negotin- 1.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 33 pacientë të shëruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, pacientët e shëruar janë nga Shkupi-22, Dibra-1, Shtipi-1, Prilepi-1, Tetova-1, Velesi-2, Manastiri-1, Koçani-2, Shën Nikollë-1, Kërçovë-1.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 4664, prej të cilëve 1836 janë shëruar, kurse 216 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje të tjera. Për momentin në vendin tonë ka 2612 raste aktive me koronavirus. Gjithsej nga fillimi i pandemisë janë realizuar 47.793 testime për Covid-19.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













