Koronavirusi: çast pas çasti
Prishtina mund të futet përsëri në karantinë, nëse rritet numri i të infektuarve
Ditëve të fundit Kosova, e në veçanti Prishtina ka shënuar rritje të dukshme të të infektuarve me koronavirus.
Nga një qershori deri të hënën, më 15 qershor, në Prishtinë 132 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Përderisa nga 20 marsi e deri më 31 maj ishin gjithësie 85 raste.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se deri më tani asnjëherë nuk ka pasur më shumë se 30 qytetarë aktivë pozitivë me koronavirus.
“Realisht këtë e kemi pritur që nga lirimi i masave dhe nga kjo që po shohim, ka rënë vullneti i zbatimit të masave në të gjitha pjesët, kthimi i qytetarëve në vendet e punë, rifillimi i funksionimit të institucioneve të mëdha, të cilat kanë numër të madh të punëtorëve. Javën e fundit kemi numër rekord të rasteve që testohen, por që marrin mostra”.
Gashi foli edhe për menaxhimin e situatës me koronavirus, duke thënë se janë të përgatitur për çdo valë të re. Ai nuk përjashton edhe karantimin e Prishtinës, nëse do të ketë rritje të rasteve me koronavirus.
“Situata është e menaxhueshme, ne jemi të përgatitur edhe për numër më të madh të rasteve, mirëpo varësisht prej situatës epidemiologjike dhe si do të vazhdojë në të ardhmen, atëherë do t’i rifomatizojmë prapë dhe do të bëjmë ndryshime, duke e tërhequr stafin në të cilët nuk kanë shumë raste sepse gjatë pandemisë kemi pasur fluks më të vogël të njerëzve”.
“Nëse do të kemi situata të ngjashme, atëherë prapë do ta përdorim këtë formulë, sepse ka rezultuar të jetë e suksesshme dhe nuk e kemi asnjë rast nga stafi me koronavirus. Në çdo moment jemi duke dhënë këshilla dhe rekomandime edhe te qytetarët, edhe te institucionet se si duhet të zbatohet masat duke u bazuar në deklaratat e ekspertëve, të cilët thonë se duhet të ruhet distanca, bartja e maskës dhe pastrimin i duarve. Nëse këto i zbatojmë, do të kemi numër më vogël të rasteve”, shtoi Gashi.
Mes tjerash, Gashi tha se Komuna e Prishtinës është duke zbatuar të gjitha rekomandimet që janë në nga IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë, raporton EO.
“Komuna e Prishtinës zbaton të gjitha rekomandimet që janë në funksion nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë, duke iu përmbajtur në përgjithësi sa i përket institucioneve publike në zbatimin e këtyre masave, kryesisht në institucionet shëndetësore personeli është i pajisur me masat mbrojtëse”.
“Ndërsa ata të cilët vijnë për të kërkuar shërbime shëndetësore janë të obliguar që të kenë pajisje mbrojtëse, kështu që të njëjtën gjë e zbaton edhe Komuna e Prishtinës në institucionet publike dhe shpresojmë që të gjithë qytetarët të zbatojnë këtë rregull sepse është e vetmja mundësi që na ka mbetur që të largojmë koronavirusin”.
“Në përgjithësi edhe Inspektorati edhe policia rajonale janë në mbikëqyrje të objekteve të tjera dhe institucioneve të tjera në zbatimin e këtyre masave”, shtoi ai, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














