Koronavirusi: çast pas çasti
Kosovë: Mbi 600 raste aktive me koronavirus
Ditët e fundit në Kosovë është rritur dukshëm numri i rasteve të reja me Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se nga data 8 shkurt deri më 15 qershor në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 18 mijë e 915 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Nga numri i përgjithshëm pozitivë kanë rezultuar gjithsej 1 mijë e 615 raste, prej të cilëve 33 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkaq, numri i të shëruarve deri më sot është gjithsej 963 raste, që do të thotë se raste aktive në vendin tonë janë 619 raste.
Mbrëmë është shënuar numri më i lartë i rasteve të reja në një ditë, ku janë regjistruar 129 raste dhe 10 të shëruar.
IKSHPK u drejtohet qytetarëve që të respektojnë të gjitha rekomandimet, ndryshe vendi rrezikon të kthehet në pikën zero.
Instituti Kombëtar kujton se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajtjen e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











