Lajme
Migrosi tërheq çokollatat “raciste” nga raftet e veta
Për shkak të emrit, i cili mund të përkthehet si "kokë e të ziut", dhe kishte, sipas kritikëve, konotacion racist, prej vitesh është kërkuar tërheqja e tyre nga tregu
“Mohrenköpfe” është markë e njohur e karameleve nga një lloj shkume ngjitëse të mbështjellë me një shtresë të hollë çokollate. Për shkak të emrit, i cili mund të përkthehet si “kokë e të ziut”, dhe kishte, sipas kritikëve, konotacion racist, prej vitesh është kërkuar tërheqja e tyre nga tregu, ose ndryshimi i emrit, shkruan albinfo.ch.
Në Gjermani madje po kësaj ëmbëlsire i është ndryshuar emri dhe tani quhet “Choko-Küsse” (puthje çokollade). Ndërsa në Zvicër, shpërndarja ka vazhduar me emrin e vjetër.
Por sot, “Mohrenköpfe” është bërë lajm i ditës në Zvicër, pasi që rrjeti më i madh i tregtisë me pakicë “Migros” ka njoftuar se e ka tërhequr këtë ëmbëlsirë nga raftet e veta. Fjala është për ëmbëlsirat e prodhuara nga prodhuesi vendës, “Dubler”.
Debati aktual ka bërë që Migros të rivlerësojë situatën. Ky vendim do të çojë gjithashtu në diskutime, është thënë në Twitter të Migrosit sot.
Emri ka ngjallur diskutime që kur, në vitin 2017 ishte iniciuar një peticion në internet tashmë që emri të ndryshohej, por pronari i kompanisë kishte ngulur këmbë në ruajtjen e emrit tradicional.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë













