Lajme
Pesë plazhet më të bukura në Europë
Evropa shquhet për plazhet e bukura të saj
Tani që vera po afron, planet më të shpeshta janë ato për në plazhe, mirëpo këtë vit – me kujdes të shtuar.
Pesë nga to vlerësohen si më të bukurat:
Kroaci – Dugi Otok është një prej ishujve më përrallorë, me një rërë të imët dhe pamje piktoreske. Zonat më të preferuara nga turistët janë Bozava, një plazh i bukur me rërë të bardhë dhe Soliscica dhe Pantera, por edhe fari Veli Rat, i ndërtuar në mes të shekullit XIX.
Greqi – Porti Limnionas Beach, në ishullin Zante, është një plazh i fshehur që arrihet nga zona malore e Agios Leon, duke zbritur drejt detit. Peisazhi është si prej kartoline me det të kaltër dhe një transparencë uji që të lë pa fjalë. Këshillohet edhe një vizitë në Porto Roxa, një tjetër plazh përrallor.
Spanjë – Playa de Cofete në Fuerteventura është një plazh me rërë të butë dhe me pamje të egër, ku deti është me një ngjyrë blu të thellë dhe që mund të shkohet në të me fuoristradë, Oeusazhu është përrallor, madje në këtë vend lejohet dhe nudizmi.
Portugali – Rreth 40 kilometër larg Lisbonës, ndodhet Meco, një vend i përfshirë në parkun natyral të Serra da Arrabida, një prej zonave më të kuruara të vendit. Jo shumë larg ndodhet fshati i peshkatarëve, ku dominojnë ngjyrat e shekullit të kaluar dhe restorante tipike.
Itali – Shteti fqinj spikat me plazhet Alicudi, një nga më të bukurat e ishujve Eolie. Në këtë vend plazhet ndodhen pranë zonës së banuar të Alicudi Porto, ndërsa deti është i kristaltë, shkruan noa.al. Për ta vizituar zgjidhja ideale është një tur me varkë përreth ishullit, i cili është vetëm 5 kilometër, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












