Koronavirusi: çast pas çasti
Në Klinikën Infektive po trajtohen 23 pacientë me Covid-19
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po trajtohen 23 pacientë të prekur nga koronavirusi.
Infektologu Valbon Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se gjendja e tyre në përgjithësi është stabile.
Sipas tij, 15 pacientë janë në gjendje të mirë, pesë pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, tre pacientë janë në repart inetnsiv, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Në Kosovë, gjithsej 1,263 raste janë konfirmuar me koronavirus.
Prej tyre, 912 pacientë janë shëruar, ndërsa 31 kanë vdekur.
Të hënën, autoritetet kanë paralajmëruar për rikthim të mundshëm të disa masave të izolimit nëse numri i rasteve të reja vazhdon të rritet, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










