Koronavirusi: çast pas çasti
Raka: Duhet të përgatitemi për valën e dytë të koronavirusit
Mikrobiologu Lul Raka nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se Kosova duhet të përgatitet edhe për valën e dytë të pandemisë Covid-19, pasi një gjë e tillë është paraparë nga ekspertët të ndodhë.
Ai ka thënë se me një bashkëpunim më të mirë të politikanëve në nivel global, do të shpëtoheshin më shumë jetë njerëzish.
“Prej fillimit ka pasur sulme shumë nga të gjitha anët. Çdo grumbullim i njerëzve është e rrezikshme, qoftë mbledhja e Kuvendit, qoftë testet për protesta të Vetëvendosjes. Lehtësimi i masave mund të konsiderohen alternativa të tjera, por distanca nuk ndryshon dhe atë duhet ta mbajnë”, ka thënë Raka.
Ai ka thënë se faza e parë ka qenë e paalternativë, mbajtja e distancës dhe masat e tjera kufizuese.
“Imuniteti kolektiv është shumë larg, prandaj hapja patjetër që duhet të ndodhë. Qëndrimi i profesionistëve shëndetësorë është fat që politikanët i kanë dëgjuar këshillat e mjekëve. Sigurisht se kjo i ka kushtuar ekonomisë, porse shëndeti ka qenë top prioritet. Pjesën më të madhe të kritereve i ka plotësuar Kosova, porse tani topi është te qytetari. Nuk përjashtohet si opsion kthimi i kufizimeve nëse ngarkohet intensiva, që shpresoj të mos ndodhë. Shtabet komunale kanë bërë punë të jashtëzakonshme”, ka thënë Raka.
Raka thotë se Suedia ka dështuar në menaxhimin e pandemisë.
“Sot Suedia i ka 45 të vdekur në 100 mijë banorë. Suedia është mbyllur ende. Secili shtet ka specifikat e veta. Suedia e ka pranuar dështimin vet. Edhe shtetet e Evropës edhe të Ballkanit, hapjen e kufijve e kanë bërë mes shteteve që kanë pasur numër të përafërt të viktimave. Hapja e kufijve e bart me vete rrezikun. Edhe me Shqipërinë kemi pasur numra të përafërt. Maqedonia ka rritje drastike dhe nëse kjo vazhdon, duhet pasur kujdes. Edhe reagimi është konform situatës epidimiologjike”, ka thënë ai.
Raka ka shtuar se duhet të hapet edhe aeroporti.
“Nëse e krahason me shtetet perëndimore, në Kosovë ka më pak raste dhe duhet të ketë marrëveshje dypalëshe. Është në interes të Kosovës të kthehen bashkatdhetarët. Gjithçka duhet të shkojë me kontroll dhe kujdes të shtuar”, ka treguar Raka.
Ai ka bërë thirrje që Kosova të përgatitet për valën e dytë të pandemisë.
“Pjesa më e madhe e ekspertëve kanë planifikuar se do të ketë valë të dytë, por çështja është se çfarë intensiteti do të ketë. Elementi tjetër është që ne të përgatitemi, me teste PCR, me furnizuar me respiratorë, me shtretër të kujdesit intensiv dhe me resurse humane. Ka resurse aktualisht, vetëm për mikrobiologji janë 4-5 specialiste që janë të papunë. Çdo rast i ri që shfaqet do të menaxhohet me shumë më efikasitet sesa tani. Kapacitete do të ketë”, ka thënë Raka, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?















