Lajme
Italia shpreson që BE-ja do të rihapë kufijtë për italianët më 15 qershor
Luigi Di Maio, ministri i Jashtëm italian, shpreson që shtetet e Bashkimit Evropian do të rihapin kufijtë për italianët më 15 qershor.
Italia – një prej vendeve të goditura më së keqi nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi – hapi kufijtë për shtetasit e BE-së më 3 qershor, por shumica e vendeve evropiane ende kanë kufizime për shtetasit italianë.
“Data 15 qershor është shumë e rëndësishme për qytetarët tanë”, tha Di Maio gjatë vizitës së tij në Slloveni.
Homologu i tij slloven, Anze Logar, tha se “kushtet shëndetësore në Italia janë duke u përmirësuar… Jam optimist për 15 qershorin”.
Di Maio tha se Gjermania dhe Zvicra po ashtu kanë dhënë sinjale se mund të rihapin kufijtë me Italinë nga kjo datë. Ai tha se hapja e kufijve do të nënkuptonte se të gjithë qytetarët italianë – përfshirë edhe ata që janë nga zonat më të prekura nga koronavirusi – të mund të udhëtojnë.
Italia deri më tani ka raportuar mbi 234 mijë raste me koronavirus dhe mbi 33 mijë të vdekur, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













