Shqipëria
Edhe Lorik Cana kërkon votën e diasporës për Shqipërinë
Debati për sistemin zgjedhor në Shqipëri ka përfshirë jo edhe njerëz të fushave të tjera. Njëri ndër ta është edhe ish-kapiteni kuqezi, Lorik Cana.
Ai, përmes faqes së vet në rrjetet sociale, ka apeluar që të lejohet vota e diasporës, duke shpërndarë edhe linkun përkatës, ku shqiptarët mund t’i bashkohen kësaj nisme.
Shkrimi i plotë:
“Të dashur miq, vëllezër dhe motra!
Në këto kohë të vështira, kur jemi duke u përballur me epideminë Covid 19, kur po kujdesemi për familjet dhe miqtë tanë, kemi një dritare të shkurtër mundësie për të formuar të ardhmen e Shqipërisë përmes fuqisë së votës së Diasporës.
Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të bëjë rekomandimet e tyre në Komisionin Parlamentar Shqiptar për Reformën Zgjedhore për votimin e Diasporës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara për vitin 2021.
Ju lutemi nënshkruani këtë peticion, ndajeni me familjen dhe miqtë për ta nënshkruar, qarkullojeni me kontaktet, email dhe ndajeni në rrjetet sociale. Nga kjo varet stabiliteti dhe e ardhmja e Shqipërisë!
Reforma zgjedhore shumë e nevojshme për përfaqësimin e listave të hapura dhe votimi i Diasporës në Shqipëri do të sjellë stabilitet politik, mirëqenie ekonomike, do të reflektojë edhe vullnetin e vërtetë të popullit. Kosova tashmë e lejon, le ta bëjmë në Shqipëri!”
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












