Kosova
Cédric Wermuth: Një ditë e trishtë për Kosovën dhe gjeneratën e saj të re
Deputeti zviceran ka komentuar zgjedhjen e Avdullah Hotit si kryeministër i ri i Kosovës
Avdullah Hoti të mërkurën është zgjedhur kryeministër i Kosovës, ku mori 61 vota pro në Kuvendin e Kosovës.
Zgjedhja e tij shkaktoi shumë reagime, derisa zëvendësoi Albin Kurtin, i cili u shkarkua me anë të një mocioni në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti Zviceran, Cédric Wermuth, gjithashtu zëvendës President i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, ka reaguar për zgjedhjen e Hotit, përcjell albinfo.ch.
“Kjo është një ditë e trishtë për Kosovën dhe gjeneratën e saj të re. Ju lutemi mos humbni shpresën. Historia është në anën tuaj. Ne, njerëzit e Evropës, jemi në anën tuaj. Ne jemi në këtë së bashku”, ka shkruar Wermuth në Twitter.
Avdullah Hoti sot ka nisur punën si kryeministër, duke mbajtur mbledhjen e parë e Qeverisë nën drejtimin e tij.
This is a sad day for #Kosovo and its young generation. Please don’t lose hope. History is on your side. We, the people of Europe, are on your side. We are in this together. pic.twitter.com/qCNpyVwAcO
— Cédric Wermuth – Home Office (@cedricwermuth) June 3, 2020
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











