Lajme
Shqiptarët duan të votojnë nga diaspora në zgjedhjet në Shqipëri
“Kemi kërkuar votën e diasporës që të jetë e mundshme në tri mënyra: votën elektronike, në ambasadë ose me postë”, deklaroi Florian Haçkaj
Florian Haçkaj sot është njëri nga udhëheqësit e suksesshëm në tregun komercial të fushës së kibernetikës në rang botëror.
Përveç si ekonomist dhe menaxher i suksesshëm në tregun ndërkombëtar, Floriani është edhe një qytetar i preokupuar shqiptar, një atdhedashës dhe njeri pozitiv.
Ai njëherësh është edhe „Ambasador i Kombit”, titull ky që u ndahet njerëzve të suksesshëm dhe të integruar mirë, shkruan albinfo.ch.
Ka diplomuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Bielefeld, Gjermani, ka një post-master në Menaxhim-Turizëm në Universitetin e Luzernit, Zvicër.
Mbi 12 vjet përvojë në menaxhim komercial, përvojë konsultimi në industrinë e aviacionit, turizmit, në fushë të kibernetikës.
Në një lidhje për televizionin “ABC Neës”, ai ka folur për rëndësi që ka diaspora shqiptare për të votuar në Shqipëri.
“Është e drejtë kushtetuese se çdo shqiptar ka të drejtë vote, pa marrë parasysh se ku jeton”, është shprehur Haçkaj.
“Me remitancat e shqiptarëve mbahet ekonomia shqiptare. Kemi marrë hapa si komunitet. Do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të votuar dhe kemi bërë kërkesë zyrtare për të pasur mundësinë për të votuar. Si lëvizje jemi formuar më 18 maj, ditën kur është shembur Teatri Kombëtar në Tiranë. Kjo është një betejë që do të zgjatë shumë dhe ne jemi të vetëdijshëm. Më 24 maj kemi parashtruar kërkesën zyrtare”, shtoi tutje ai.
“Lëvizja ka dy javë që është formuar dhe po hapet çdo ditë e më shumë. Përkrahja e komunitetit shqiptar është shumë e rëndësishme dhe duam që kërkesën ta çojmë në vend të caktuar. Jemi takuar edhe me politikanë zviceranë dhe do të takohemi edhe me të tjerë”, theksoi tutje Haçkaj.
Ai tregoi edhe për hapat. “Kemi kërkuar votën e diasporës që të jetë e mundshme në tri mënyra: votën elektronike, në ambasadë ose me postë, kemi marrë shembullin e Kosovës dhe kemi kërkuar përfaqësim të diasporës shqiptare”, deklaroi ndër të tjera Florian Haçkaj.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










