Kosova
Mërgimtarët në Zvicër, në mbështetje të memorialit të Luftës Çlirimtare të Kosovës
Në këtë memorial do të skaliten emrat e të gjithë atyre që ranë për të mos vdekur kurrë në betejat me pushtuesit serbo-sllavë
Kohë më parë Hetem Ajeti, pjesëtar i celulës së parë të UÇK-së, dhe i burgosur politik, ka ndërmarrë një nismë për ngritjen e një pllake përkujtimore në qytezën e Podujevës.
Sipas Ajetit, në këtë memorial do të skaliten emrat e të gjithë atyre që ranë për të mos vdekur kurrë në betejat me pushtuesit serbo-sllavë.
Kësaj iniciative që u kujton brezave në ardhje sakrificën dhe heroizmin e këtyre burrave trima pa kurrfarë hezitimi iu përgjigjën mërgimtarët. (Në vazhdim janë dëshmitë e pagesave, me emrat e kontribuesve).
Përfundon me numrin rendor 17 (shtatëmbëdhjetë) Të realizuara gjithsej: CHF 3’300 ( tremijë e treqind franga zvicerane).
Në mënyrë që të jemi korrektë dhe transparent me kontribuuesit, realizimi i ndihmës u bë me çeqet e Klubit Futbollistik“Iliria“, nga Soloturni i Zvicrës. Një ndihmë e madhe kjo, ngaqë në çdo kohë mund të verifikohet shuma e destinuar për këtë projekt.
Gjithashtu, njoftojmë financuesit që vendosja e emrave në këtë memorial, mbetet përgjegjësi e Këshillit përgatitor, dhe udhëheqësit të tij, z Hetem Ajeti, ideator i kësaj vepre.
Lista me emrat e këtyre bamirësve bëhet publike jo për krekosje e reklamë, por thjesht për çështje parimore dhe ndërgjegjeje.
Të gjithë këta bashkëkombës përgjatë 25 vjetëve e më tepër në mërgim, kanë mbështetur çdo iniciativë, qoftë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë lindore.
Ata kanë ndihmuar shkolla,shoqata, klube, fonde humanitare, botime librash, dhe individë në vështirësi.
Pas pranimit të ndihmës z.Hetem Ramadan Ajeti, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka falënderuar nga zemra të gjitha ata që ndihmuan këtë projekt, duke u uruar shëndet e begati.
Ai, mërgatën çdoherë e ka cilësuar dhe cilëson si shtyllë mbajtëse të shtetit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital














