Lajme
Zvicra, vendi i parë në botë me aplikacionin e avancuar për gjurmimin e kontakteve
Zvicra është vendi i parë në botë ku autoriteti shëndetësor po paraqet një zgjidhje që përdor faqet e Google dhe Apple për gjurmimin e kontakteve
Ka filluar të hënën (sot) faza pilot për aplikacionin zviceran të gjurmimit (Tracing-App). Këtë lajm e ka kumtuar sot për mediat në Bernë, Sang-Il Kim, kreu i departamentit të transformimit dixhital në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG), shkruan srf.ch.
Faza pilot është menduar për të sensibilizuar njerëzit që kanë qenë në kontakt me një person të infektuar me koronavirus.
Përdorimi i aplikacionit është vullnetar, transmeton albinfo.ch. Informacioni përkatës është i koduar në smartphone dhe nuk ruhet në qendër. Kjo nënvizohet për të hequr rezervat që paraqiten në publik, sipas të cilave, aplikacioni mund të përdorej për të grumbulluar të dhënat personale të qytetarëve.
Aplikacioni ka për qëllim të plotësojë gjurmimin e kontaktit të mëparshëm.
Konceptet teorike për këtë aplikacion vijnë nga universiteti ETH Cyrih. Në këtë projekt është e përfshirë gjithashtu edhe ushtria e vndit. Ndërsa Apple dhe Google ofrojnë në dispozicion një faqe përkatëse për aplikacionin.
Zvicra është vendi i parë në botë ku autoriteti shëndetësor po paraqet një zgjidhje që përdor faqet e Google dhe Apple për gjurmimin e kontakteve.
Qasja e decentralizuar është në plan të parë të projektit, përcjell albinfo.ch. Kjo gjë është menduar për të parandaluar mbikëqyrjen dhe për të garantuar mbrojtjen e të dhënave, thuhet në një njoftim nga Zyra Federale e Shëndetit Publik.
Aplikacioni SwissCovid mund të përdoret me versionet më të fundit të iOS dhe Android.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













