Koronavirusi: çast pas çasti
Ja sa i kushtuan Francës kufizimet kundër COVID 19
450 miliardë euro i kushtuan Francës masat kufizuese
Francës i kanë kushtuar masat kundër koronavirusit 450 miliardë euro, ka bërë të ditur ministri francez i Financave, Brune Le Maire, në një intervistë për televizionin BFM.
Qeveria franceze i ka zbatuar disa masa nga mesi i muajit mars për parandalimin e përhapjes së COVID 19, duke përfshirë këtu pezullimin e vendeve të punës dhe ofrimin e pagave, ofrimin e huave të garantuara nga shteti dhe lirimin nga taksat.
“Nëse marrim gjithçka që është bërë me buxhetin dhe në përkrahje të bizneseve, shuma është 450 miliardë euro, 20 për qind e pasurisë kombëtare”, tha ministri Le Maire.
Gjithashtu shtoi se huat e garantuara nga shteti, për të cilat është vendosur një kufi prej 300 miliardë eurove, do të kenë ndikim në buxhet vetëm nëse huamarrësi bankroton dhe garancia duhet të përdoret, përcjellë albinfo.ch.
Gjatë krizës, shteti e ka mbuluar 70 për qind të pagës së punëtorëve të pezulluar nga puna, por ministri paralajmëroi se shuma që u është dhënë kompanive do të pakësohet në mënyrë graduale.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











