Koronavirusi: çast pas çasti
Rajoni i Gjermanisë që po planifikon të hapet nga 6 qershori
Ky plan në qoftëse zbatohet do ta paraqiste largimin më të madh të izolimit në Evropë, duke u krahasuar me rastin e Suedisë.
Planin për largimin e të gjitha masave kundër koronavirusit e ka bërë të ditur Landi (republika) Thüringen, një rajon në pjesën qendrore të Gjermanisë.
Autoritetet e republikës po planifikojnë që t’i zëvendësojnë masat kufizuese me rekomandime dhe të marrin masa më të rrepta në nivel lokal, nëse paraqitet nevoja.
Ky plan në qoftëse zbatohet do ta paraqiste largimin më të madh të izolimit në Evropë, duke u krahasuar me rastin e Suedisë.
Por, ky veprim është kritikuar nga disa zyrtarë gjermanë, të cilët kanë thënë se ai është eksperiment i rrezikshëm dhe gjë e pamatur.
Në këtë qytet janë shënuar vetëm 2,871 raste të infektimeve dhe 152 të vdekur që nga fillimi i pandemisë, duke e bërë atë një ndër rajonet më së paku të prekura nga virusi i ri.e
Në rregullat e reja thuhet se përdorimi i maskave nuk do të jetë i detyrueshëm, ndërsa distance prej 1 metër e gjysmë do të jetë vetëm e rekomanduar, por jo e detyrueshme, përcjellë albinfo.ch.
Ky rajon tashmë i ka rihapur hotelet dhe restorantet dhee rregullat e reja do t’ua mundësonin autoriteteve lokale që t’i përcaktojnë vetë rregullat për masat kundër pandemisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












