Shqipëria
Diaspora shqiptare shembjen e Teatrit Kombëtar e sheh si akt të pahijshëm, kërkon të drejtën e votës
Kёshilli Koordinues i Diasporёs (KKD), përmes një deklarate ka reaguar rreth shembjes së Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, duke e quajtur një akt të shëmtuar dhe jo demokratik.
Gjithashtu ky Këshill ka kërkuar nga partitë në Shqipëri që t’ia sigurojnë diasporës të drejtën e votës për zgjedhjet e radhës së vitit 2021.
Koordinues i Diasporёs (KKD), si institucion qё ka pёr detyrё tё pёrfaqёsojё interesat e diasporёs dhe tё jetё njё urё lidhёse me institucionet e vendlindjes, ёshtё duke ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit nё Shqipёri. KKD konsideron se respektimi i tё drejtave tё shtetasve shqiptarё dhe i parimeve tё demokracisё ёshtё njё pёrgjegjёsi thelbësore pёr shtetin shqiptar nё rrugёn drejt antarёsimit nё Unionin Evropian”, thuhet në reagim.
KKD shton se ka ndjekur me shqetёsim tё veҫantё situatёn e krijuar nga shembja e godinёs sё Teatrit Kombёtar.
dhe momenti qё u zgjodh nga qeveria pёr tё prishur godinёn, shoqёruar me arrogancёn kundёr atyre me mendim ndryshe, na shqetёson pasi vihet seriozisht në diskutim e ardhmja e Shqipёrisë, si njё shtet demokratik. Ështё e pakuptueshme se si nё ҫastet e rёnda tё pandemisё, një nga prioritetet e qeverisё ishte prishja e Teatrit Kombёtar. Shoqёria shqiptare nё kёtё periudhe të paprecedent ka nevojё pёr qetёsi dhe unitet dhe jo veprime tё nxituara dhe konflikte të panevojshme. Pёr mё shumё, dhuna e ushtruar nga forcat e rendit kundёr protestueve ditën e shembjes sё Teatrit Kombёtar duhet analizuar si akt i shёmtuar dhe aspak demokratik”, thotë KKD, shkruan koha.net, pёrcjell albinfo.ch
KKD, edhe pse i miratuar nga qeveria e Shqipёrisё, thotë se ёshtё institucion i pavarur.
“Shumё prej nesh ndodhen larg atdheut jo vetёm si pasojё e zgjedhjes individuale, por edhe e trajtimeve megallomane dhe shpesh hakmarrёse të qeverive tё ndryshme. Dhe kjo për vendin tonë ka qenë me kosto të lartë, sidomos intelektuale. Ne dёnojmё pa asnjё rezervё veprimet e Qeverisё pёr shembjen e Teatrit Kombëtar, mungesёn e transparencёs, shkeljet ligjore, dhe nxitimin nё marrjen e vendimeve. Ndёrkohё, u bёjmё thirrje forcave politike nё Shqipёri qё tё zhvillojnё dialogun dhe jo arrogancёn e treguar deri tani. Bёjmё thirrje tё ndalet menjëherё ndjekja penale kundёr personave tё arrestuar e dhunuar nё protestёn e datёs 17 Maj, ndjekje penale ndoshta duhet rezervuar pёr ata qё urdhёruan shembjen dhe ushtruan dhunёn”, thuhet në reagim.
KKD e konsideron thelbёsore transparencёn dhe respektin e ligjit nё procesin e vendimmarrjeve tё qeverisё dhe distancohet nga veprimet e nxituara dhe që karakterizohen nga mungesa e dialogut dhe mosrespektimi i institucioneve tё drejtёsisё.
“Kërkojmë nga ekzekutivi qё e drejta e popullit pёr protesta tё respektohet dhe qё forcat e rendit tё veprojnё vetëm konform ligjit. Ngjarje tё tilla me karakter tё rrezikshёm pёr demokracinё e vendit e bёjnё edhe mё urgjente marrjen e mendimit tё diasporёs nё qeverisjen e vendit”, thotë KKD.
Ajo kërkon që sa më parë diasporës shqiptare t’i mundësohet e drejta e votës.
“E drejta e votёs sё shtetasve shqiptarё nё diasporё ёshtё njё e drejtё e garantuar me Kushtetutё por qё vazhdon tё mohohet. KKD e konsideron jetike pёr demokracinё nё Shqipёri qё kjo e drejtё thelbёsore t’iu mundёsohet shtetasve shqiptarё nё diasporё dhe i kёrkon shtetit shqiptar dhe gjithё partive politike tё ndёrmarrin tё gjitha veprimet e duhura dhe tё parashikuara me ligj qё diasporёs t’i garantohet pjesёmarrja nё zgjedhjet e planifikuara pёr vitin 2021. Ështё detyrё e parlamentit t’i sigurojё diasporёs tё drejtёn kushtetuese pёr tё votuar ose diaspora do tё ri-konsiderojё mardhёniet e saj me qeverinë e vendin amё”, thotë KKD.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











