Lajme
SBB ua fal qiratë 1200 lokaleve për kohën e pandemisë
Këto janë kryesisht dyqane dhe restorante në stacionet e trenave, njofton Ndërmarrja Federale e Hekurudhave, SBB
SBB ka vendosur të zhdëmtojë qiramarrësit e saj: bizneset që janë mbyllur për shkak të krizës së koronavirusit nuk do të paguajnë qira për gjithë kohën sa ka zgjatur bllokimi. Këto janë kryesisht dyqane dhe restorante në stacionet e trenave, njofton Ndërmarrja Federale e Hekurudhave, SBB, shkruan srf.ch.
Bizneset që janë lejuar të qëndronin të hapura gjatë asaj kohe, do të përfitojnë ulje të qirasë, shuma e së cilës varet nga rënia e shitjes që kanë pësuar, transmeton albinfo.ch. Qiramarrësit e zyrave dhe hapësirave të banimit janë të përjashtuar nga ulja e qirave, thuhet më tutje në njoftim-
Në tërësi, nga kjo përfitojnë bartësit e 1200 kontratave të qirasë. Në varësi të kohës sa janë dëmtuar, kjo fazë llogaritet nga 17 marsi deri më 26 prill, 10 maj oapo edhe deri më 8 qershor 2020.
Me këtë rregullore, SBB dëshiron të “mbështesë qiramarrësit e saj të bizneseve, të kontribuojë në planifikimin e tyre të sigurisë dhe likuiditetit dhe të nderojë marrëdhëniet biznesore që ka pasur me to, të cilat, në disa raste janë prej një kohe të gjatë”.
Lokalet e prekura do të kontaktohen në ditët e ardhshme. Ato nuk ka nevojë të bëjnë kërkesë për uljen e qirasë.
Siç thuhet më tej në njoftim, SBB kishte marrë masa të menjëhershme për të akomoduar qiramarrësit e saj menjëherë pas bllokimit, përcjell albinfo.ch. Për shembull, afati i pagesës për interes të qirasë qe zgjatur për 60 ditë nga marsi i vitit 2020, dhe gjithashtu qenë ngritur afatet minimale të hapjes për të gjitha bizneset.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












