Koronavirusi: çast pas çasti
Frymëzimi në kohën e karantinës
Chip Deva gjatë kësaj kohe lanson këngën „Mosprania jote“, një këngë melankolike e frymëzuar padyshim nga karantina
Kriza që ka kapluar botën me rastin e pandemisë COVID 19, duket se do të ketë pasoja afatgjata. Në veçanti ekonomisë së shumë vendeve, do t`i duhen vite për të marrë veten.
Gjatë kësaj kohe, u krijuan situata nga më të ndryshmet. Pos mbylljes së përkohshme të shumë veprimtarive, edhe vetë karantinimi ishte njëra ndër këto dukuri. Po ashtu krijoheshin edhe situata komike, ku anëtarët e familjes, përmes statuseve të tyre në rrjetet sociale, „zbulonin“ se sat të mirë ishin pjesëtarët e tjerë të familjes.
Dikush edhe zbulonte ndonjë hobi të ri ndërkohë. Por në përgjithësi, izolimin për javë të tëra në shtëpi apo banesa, nuk e preferonin të gjithë.
Chip Deva, artistja nga Cyrihu, e lodhur nga vetizolimi në banesën e saj, duket se pa një mundësi që gjithë këtë situatë jo të mirë, ta kthejë në diçka shumë pozitive, ta shndërrojë në atë që di më së miri, të krijojë diçka të re nga muzika.
Ajo gjatë kësaj kohe lanson këngën „Mosprania jote“, një këngë melankolike e frymëzuar padyshim nga karantina. Ishte ky një projekt i veçantë e me një stil paksa sfidues për Chip Deva-n, ku për herë të parë provon një këngë në të cilën ngërthehet edhe Rap-i poetik. E veçanta tjetër e kësaj kënge është po ashtu videoklipi i saj, xhirimet e të cilit janë bërë ekskluzivisht në banesën e artistes, përderisa montazhin e ka bërë së bashku me vëllain e saj, Naimin, përmes komunikimeve online.
Ndërsa javën e kaluar, Chip Deva, befasoi me nxjerrjen në dritë të projektit të saj të ri muzikor. Po ashtu e punuar gjatë karantinimit, por kësaj radhe duke sjellë një këngë më ritmike, që të bën të ndihesh mirë.
„Why is my glass always empty” (Pse gota është gjithmonë zbrazur)“, një këngë që është pritur shumë mirë nga publiku. Aty protagonisti shpreh në mënyrën e vet një lloj pakënaqësie qe e ndjen, por në të njëjtën kohë ka filluar ta pranojë atë duke bërë kështu paqe me të (me pakënaqësinë). Edhe punimi i videoklipit është bërë në formën e njëjtë e me ekipin e njëjtë. Ndërkaq vlen të theksohet se tekstet për të dyja këngët janë në autorësi të këngëtares.
Duke mos e lënë me kaq, Chip Deva duket se kohën e karantinimit e ka shfrytëzuar më së miri. Së shpejti pritet të publikohen edhe disa krijime të saj në gjuhën shqipe. Njëri ndër ta do te jetë prapë me rap artistin e njohur nga Kosova, “Taste 2”, me të cilin para një viti kishin lansuar „Andrrat“, një këngë shumë e suksesshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?















