Koronavirusi: çast pas çasti
Kush mundet të hyjë në Itali dhe kush jo
Kufijtë tokësorë, ajrorë dhe detarë do të hapen nga 3 qershori
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka zbardhur detajet të dekretit të fundit me masa urgjente në përballimin e pandemisë Covid-19.
Prej datës 3 qershor Italia hap kufijtë e lejon lëvizjet me vendet e tjera e që mund të limitohen vetëm nga vendime shtetërore e marrëdhënie mes vendeve në varësi të riskut epidemik e në përputhje me kufizimet e rregulloreve të vendosura nga Bashkimi Evropiane e nga detyrimet ndërkombëtare.
Nuk do të ketë asnjë kufizim në hyrje daljet nga Italia si në kufijtë tokësor, ajror dhe detar, përcjell albinfo.ch.
Me cilat shtete lejohen hyrjet
1 – me vendet anëtare të BE-së
2 – me vendet e zonës Schengen
3 – me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut
4 – me Andorrën dhe Principatën e Monakos
5 – me Republikën e San Marinos dhe Vatikanit
Conte i drejtohet vendit
Në ditën e rihapjes pas bllokimit, Kryeministri Giuseppe Conte iu drejtohet italianëve me një letër të hapur.
“Vendi po fillon përsëri lëvizjen, ne nuk duhet ta ulim vigjilencën tonë”. Dhe pastaj do zgjidhim çështjen ekonomike.
“Ne e dimë që edhe dekretet e fundit nuk do të jenë zgjidhja për të gjitha problemet. Qeveria nuk është e shurdhër për vështirësitë e shumta të qytetarëve, ne do të bëjmë më shumë”, shkruan Conte.
Ndërkohë nga sot bien të gjitha kufizimet që kanë të bëjnë me lirinë personale. Italianët mund të lëvizin kudo që dëshirojnë, të takojnë njerëz, të lëvizin me mjete të transportit publik dhe privat, por deri më 2 qershor do të duhet të qëndrojnë brenda rajonit.
Për të shkuar përtej kufijve për 15 ditët e ardhshme, do t’ju duhet ende arsye shëndetësore, pune ose urgjence dhe vetëm në këto rast do t’ju duhet të plotësojnë formularin e vetë-certifikimit.
Familjarët, miqtë, kolegët, të njohurit nuk bëjnë më asnjë ndryshim. Mund të takojme jashtë ose të ftojne këdo në shtëpi. Sidoqoftë, gjithmonë duhet të kenë parasysh rregulla si detyrimi i distancimit shoqëror, të paktën një metër, të mbajnë maskë në vende të mbyllura ose edhe jashtë kur nuk garantohet distanca fizkine. Dhe mbi të gjitha ndalimi i grumbullimeve
Po sot në të gjitha rajonet hapen dyqanet por me kohe zgjatje të ndryshme shërbimi nga më parë. Edhe këtu është e detyrueshme maska.
Rihapen gjithashtu hipermarketet dhe supermarketet. Shumë rajone në hyrje të këtyre lloj shërbimeve kanë bërë të detyrueshme matjen e temperaturës për klientët. Po sot hapen edhe baret dhe restorantet kurse palestrat do të rihapen më 25 maj por me rregulla të rrepta të distancimit fizik.
Dekreti i qeverisë nuk parashikon më asnjë kufizim ose ndalim për aktivitete argëtuese ose rekreative, prandaj duke nisur nga sot italianët mund të shkojnë në plazh duke ruajtur distancat e sigurisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














