Lajme
Rritet numri i të shëruarve nga koronavirusi në Zvicër
Nga 30 mijë rasta të prekura sa ishin në total, 27.500 persona janë shëruar në Zvicër
Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit.
Deri më tani është bërë testimi i 343,359 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi.
Informacionet e fundit tregojnë se deri tani ka pasur 30,587 raste të konfirmuara, sipas raporteve nga kantonet – ndërsa 27,500 njerëz janë konfirmuar se janë shëruar plotësisht nga virusi, shkruan albinfo.ch.
Sipas autoriteteve shëndetësore zvicerane, thuhet se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, çdo ditë e më shumë po rritet dukshëm, tani mbi 25 mijë persona janë shëruar plotësisht në Zvicër, shkruajnë mediat zvicrane.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi.
Nga ana tjetër, Zvicra është renditur në listen e 11-të në vendet më të sigurta në botë kundër koronavirusit, ndërsa sa i përket Evropës, ky shtet zë vendin e dytë, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













