Shqipëria
Këtë vit në Shqipëri plazhet do të jenë publike dhe pa ulëse
Edi Rama ka deklaruar se plazhet do të jenë publike dhe pa shezlone!
Është bërë e ditur se këtë verë në plazhet shqiptare nuk do të ketë shezlone (ulëse). Thuhet se këtë vit hapësirat do të jenë publike dhe qytetarët do të akomodohen me mjetet e tyre në plazh. Kështu ka bërë me dije Kryeministri Edi Rama, ndërsa tha që kontratat për shezlone në plazh do t’u lejohen vetëm hoteleve, transmeton albinfo.ch.
Më posht mund të lexoni deklaratën e tij të plotë rreth plazheve këtë vit:
“Nuk do të lejojmë më asnjë kontratë private për shezlonë dhe çadra, përveç hoteleve. Hotelet kanë turistë, kanë vizitorë, ata mund të vendosin kontratat e tyre. Ndërkohë plazhet e tjera do të jenë plazhe publike dhe qytetarët do të bëjnë plazh siç bënim ne dikur kur ishim të vegjël, që shezlone nuk kishte dhe akomodoheshim me ato mjete rrethanore. Plazhet do të jenë publike.
Nuk do të ketë më njerëz që dalin me hunj apo dhëmbë të prishur, që i thonë atyre djemve dhe vajzave: paguaj 5 euro të hysh këtej e të dalësh andej, 7 euro peshqiri, dy euro jastëku. Plazhet do t’i kenë shqiptarët”, tha Rama. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













