Futboll
Gjermania gati “të shqelmojë” topin
Një nga pesë ligat më të forta në Evropë po bëhet gati për tu rikthyer në fushën e blertë
Ju ka marrë malli për futboll? Një nga pesë ligat më të forta në Evropë, Bundesliga gjermane, është gati për tu rinisur këtë fundjavë, përcjell albinfo.ch.
Masa kryesore e parashikuar në protokoll është kryerja e testeve dhe ata që do të rezultojnë pozitiv do të ndahen nga pjesa tjetër e skuadrës dhe do të hyjnë në karantinë. Ndeshjet e kampionatit gjerman do të zhvillohen me dyer të mbyllura, në stadiume do të lejohet të hyjnë rreth 300 persona që do të jenë të ndarë në tre zona në mënyrë që të evitohen kontaktet.
Vetëm futbollistët, zyrtarët e ndeshjeve, personeli i ndihmës së parë dhe një grup i vogël fotografësh do të lejohen te jenë në fushë, ndërsa tribunat bosh të stadiumeve do të jenë për gazetarët dhe operatorët televizivë.
Skuadrat do të mbërrijnë në stadium me disa automjete në mënyrë që të respektohet distanca prej 1.5 metra mes lojtarëve e stafit teknik dhe secili prej tyre duhet të mbajë maskë.
Gjithashtu distancimi social do të duhet të respetohet edhe në dhomat e zhveshjes. Kur lojtarët të hyjnë në fushë, nuk do të ketë shtrëngime duarsh, foto të skuadrës, apo shkëmbime të stemave të ekipeve mes dy kapitenëve.
Po ashtu në fushë, lojtarët dhe gjyqtarët nuk do të mbajnë maskë gjatë ndeshjeve, por personat që janë në bankë e në anë të fushës, po.
Topi do të dezinfektohet rregullisht gjatë sfidave. Përsa u përket kontakteve fizike duhet të jenë vetë si rrjedhojë e lojës, ndërkohë që nuk do të ketë festime për golat që do të shënohen.
Përsa u përket hoteleve ku do të akomodohen skuadrat udhëtuese, ato do të dezinfektohen përpara mbërritjes së tyre.
Lojtarët do të duhet të respektojnë distancimin social edhe në kohën e konsumimit të vakteve ushqimore.
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












