Lajme
Sërish më pak infeksione – 44 raste të reja me koronavirus në Zvicër
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), një ditë më parë, të premten kishte raportuar 81 raste të reja infeksioni
Brenda 24 orëve të fundit, në Zvicër dhe Lihtenshtajn, 44 njerëz janë infektuar me Covid 19, që është afërsisht sa gjysma e numrit të një dite më parë. Siç dihet tashmë, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), të premten kishte raportuar 81 raste të reja infeksioni, shkruan sda.ch.
Të martën, katër ditë më parë, ishte shënuar një rënie rekorde, në vetëm 28 raste të reja të infeksioneve, por në ditët në vijim kishte pasur sërish një ngritje relative, në mes të 60 dhe 81 raste. Fjala është për luhatje normale të shifrave ndërkohë që trendi i uljes së rasteve është i qartë prej më se një muaji.
Sipas BAG, dweri më tani në Zvicër ka pasur gjithsej 30,251 raste infekstimi, të konfirmuara nga laboratori, transmeton albinfo.ch.
Numri i vdekjeve si pasojë e sëmundjes së mushkërive Covid-19 në të gjitha kantonet, në mesditën e të shtunës ishte 1823, sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA. Kjo e fundit bën përditësimin e të dhënave dy herë në ditë, duke u bazuar në statistikat që publikojnë kantonet.
Por, sipas BAG, deri më sot janë 1520 raste të vdekjeve nga koronavirusi, të konfirmuara zyrtarisht. Siç është pohuar në vazhdimësi,që nga fillimi i krizës, numri i të vdekurve ndryshon shumë, në varësi të burimit, shkeruan albinfo.ch.
Deri më tani janë kryer gjithsej 306.223 testime. Sipas BAG, dymbëdhjetë për qind e këtyre kanë rezultuar pozitive.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













