Lajme
Fizikani amerikan përmend Kosovën si shembull për menaxhimin e pandemisë
Në një postim fizikani amerikan, Yaneer Bar-Yam, ka marrë shtetin e Kosovës si një shembull të mirë të menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19.
Shembullin e tij e ka shpërndarë në Facebook ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Falë veprimeve të shpejta dhe vendimtare, duke i ndjekur këshillat e ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe tonëve, shkalla e vdekjes nga Covid-19 në Kosovë është 20 herë më e ulët se e Suedisë. Përkundër mungesës së resurseve dhe një sistemi të dobët të shëndetësisë, një nga shtetet më të varfëra të Europës është bërë një storie suksesi”, ka thënë ai në Twitter.
“Por edhe në Kosovë njerëzit duhet të vazhdojnë t’u binden masava të qeverisë. Masat duhet të largohen gradualisht në mënyrë që të evitohet një rritje e madhe e infeksioneve që mund të jetë më e keqe se vala e parë. Kujdesi i madh në këtë kohë fiton garën”, përfundon ai. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare Kandidatja e LDK-së për presidente do të udhëtojë së bashku me Lumir Abdixhikun për një bashkëbisedim... -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













