Kosova
Mos liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet nën hijen e pandemisë
Nesër do të mblidhen krerët e shteteve të BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor në Zagreb të Kroacisë.
Në këtë Samit përveç diskutimit për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë pritet të bëhet e qartë se përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi mund të arrihet vetëm nga BE-ja.
Ndonëse ky Samit është përmendur si mundësi për liberalizim të vizave për Kosovën, gjasat për një gjë të tillë njohësit e integrimeve ndërkombëtare i konsiderojnë si “zero”. Për shkak se pandemia do të marrë epiqendrën e Samitit.
Drejtori i Institutit “EPIK”, Demush Shasha thotë se mesazh i mirë për Kosovën është largimi i vetos për pjesëmarrje nga Spanja.
Sipas tij është një sinjal i rëndësishëm i përafrimit të qëndrimit të Spanjës me vendet anëtare të BE-së sa i përket pranimit të pavarësisë së Kosovës.
“Pres që liderët do të bëjnë të qartë se ekziston një dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ai dialog fasilitohet nga BE-ja”, tha ai.
Krahas kësaj, Shasha u shpreh skeptik për mundësitë që liberalizimi i vizave të ndodh këtë vit.
“Në asnjë formë nuk diskutohet liberalizimi i vizave, gjasat për këtë janë zero. Kjo nuk është temë e samitit. Gjasat për liberalizim të vizave përtej samitit, me kalimin e çdo ditë të vitit 2020 po zbehen çdo ditë e më shumë. Andaj nuk duhet pritur asgjë konkrete nga samitit për liberalizim të vizave”, thotë ai.
Ndërsa, njohësi i tjetër i integrimeve evropiane, Besnik Vasolli thotë se ky samit do të jetë nën hijen e pandemisë Covid 19.
“Samiti do të jetë nën hijen e virusit Covid, situatës në të cilën jemi duke kaluar, posaçërisht do të diskutohet për postCovid. Gjendjen ekonomike si të menaxhohet më mirë dëmtimi që veç ka ndodhur prej pandemisë. Si mundet BE-ja të kontribuoj në zbutjen e konsekuencave të pandemisë…për fat të keq të pandemisë samiti do të këtë më pak efekt se sa është pritur në fillim. Kjo për fat të keq edhe tonin, ne këtu do të kërkonim ose të ishim më në qendër të vëmendjes me të gjitha ato sfida dhe probleme që ballafaqohemi si vend”, thotë ai.
Kosovën në këtë samit virtual pritet të përfaqësojë presidenti, Hashim Thaçi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













