Lajme
Vazhdon trendi i uljes: Vetëm 76 raste të reja me koronavirus në Zvicër
Numri i regjistruar sot, 76, është edhe më i ulët dhe e gjithë kjo tregon një trend të qartë drejt zvogëlimit të numrit të infektimeve të reja
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, brenda 24 orëve të fundit janë infektuar 76 veta me koronavirus. Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) kishte raportuar një ditë më parë, të dielën 88 raste të reja, ndërsa të shtunën, 112 .
Të dielën, siç është thënë, për herë të parë prej më shumë se një muaji, kishte rënë numri i të infektuarve në më pak se 100 raste.
Numri i regjistruar sot, 76, është edhe më i ulët dhe e gjithë kjo tregon një trend të qartë drejt zvogëlimit të numrit të infektimeve të reja, shkruan albinfo.ch. Megjithatë, duhet ditur se nüë ditët e fundjavës bëhen më pak testime dhe rrjedhinisht, dalin më pak raste të konfirmuara pozitive.
Sipas BAG, të hënën në Zvicër kishte gjithsej 29.981 raste me koronavirus, të konfirmuara nga laboratori. Numri i rasteve pëson luhatje javore, me një ulje në fundjavë.
Numri i vdekjeve si pasojë e sëmundjes së mushkërive Covid-19 në të gjitha kantonet, ishte 1766, sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA. Kjo agjenci analizon të dhënat zyrtare të disponueshme në faqet e internetit të kantoneve dhe i riaktualizon (përditëson) ato dy herë në ditë, në mesditë dhe në mbrëmje.
Por, sipas BAG ky numër është dukshëm më i vogël, 1477. BAG konstaton se në Zvicër ka 349 infeksione në 100,000 banorë.
Janë kryer gjithsej 282,750 testime deri më tani. Sipas BAG, dymbëdhjetë përqind e këtyre ishin pozitive, përcjell albinfo.ch Një person mund të jetë testuar disa herë. BAG rekomandon teste për të gjithë pacientët me simptoma të Covid-19.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














