Kosova
I riu që u hodh nga konvikti, ishte kthyer dje nga Gjermania
I ndjeri ishte kthyer dje nga Gjermania, me kërkesë të bërë nga familjarët.
Një person i gjinisë mashkullore është hedhur nga kati i pestë nga konvikti numër shtatë në Prishtinë.
Por i riu i cili ndërroi jetë mësohet të jetë nga qytet i Gjilanit.
Kjo është bërë e ditur për indeksonline nga kryetari i komunës, Lutfi Haziri.
Haziri tha se i njëjti ishte kthyer dje nga Gjermania, me kërkesë të bërë nga familjarët.
“Ka qenë në karantinë prej dje dhe nuk ka pas kontakte askush, pos emergjencave të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Haziri.
Ai po ashtu shtoi se janë duke pritur informacione shtesë lidhur me rastin.
Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha, tha për Reporteri.net se lidhur me rastin janë njoftuar rreth orës 17:20.
“Ekipet emergjente dhe policia kanë shkuar te Qendra e Studentëve dhe një person është përcjellë me autoambulancë drejt Klinikës Emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat e tjera”, tha ai.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










