Lajme
Zviceranët mund t`i bëjnë pushimet verore jashtë vendit, nëse lejojnë vendet pritëse
"Mund të largohemi në çdo kohë. Por pyetja është nëse do të na lejohet të hyjmë në ato vende jashtë Zvicrës"

Dy ditë më parë, në një deklaratë të saj për mediat zvicerane, ministrja e drejtësisë, Karin Sutter-Keller, kishte thënë se zviceranët do të mund të shkojnë gjatë kësaj vere për pushime jashtë vendit. Kjo pjesë e deklarimit të saj, që ishte publikuar edhe nga albinfo.ch, kishte shkaktuar huti tek një numër lexuesish.
Por, këtë pohim, zonja Sutter-Keller e ka përsëritur edhe në një intervistë të publikuar sot nga ch-media.
Pyetja e gazetarit ishte: Kur do të mund të udhëtojmë sërish nga Zvicra? “Mund të largohemi në çdo kohë. Por pyetja është nëse do të na lejohet të hyjmë në ato vende jashtë Zvicrës. Të gjitha vendet përreth nesh dëshirojnë të kthehen në normalitet. Unë e dëgjoj këtë në bisedë me homologët e mi. Se sa shpejt mund të arrihet kjo, askush nuk mund ta gjykojë sot”, ka thënë ministrja, transmeton albinfo.ch.
“Nëse një shtet arrin që në një farë mase të stabilizojë situatën pandemike, ai sigurisht nuk dëshiron ta rrezikojë përsëri atë stabilitet menjëherë, duke lënë shumë njerëz (të huaj) që të hyjnë në vend. Ne gjithashtu do të koordinojmë në mënyrë bilaterale”.
Ajo gjithashtu ka thënë se nëse situata është e qetë në javët e ardhshme, ajo mendon se Zvicra do të ishte e hapur për turistët ndërkombëtarë këtë verë, por se e gjitha varet nga situata që do të krijohet.
Po ashtu, Keller-Sutter tha se zviceranët mund të pushojnë edhe në Zvicër. Ajo për vete ka pohuar se pushimet verore do t`i kalojë në Zvicër, në Kantonin e Tiçinos.
E pyetur nëse ajo këtë do ta bëjë për shkak të mbylljes së kufijve me jashtë, ministrja ka mohuar: Edhe për pushimet e Pashkëve kishim planifikuar me bashkëshortin të shkonim në Tiçino por pas bllokimit për shkak të koronavirusit, e anuluam atë pushim”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë...
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit...
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz