Koronavirusi: çast pas çasti
1 Maji pa marshime, punëtorët e patën të pamundur të protestojë
Ndonëse tubimet dhe marshimet në gjithë Europën janë anuluar për shkak të masave kundër pandemisë, mijëra grekë u mblodhën para Parlamentit për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Por ky 1 maj e gjen botën me një numër rekord të papunësh. Vetëm në SHBA janë regjistruar mbi 30 milionë të papunë.
Çdo 1 maj, miliona qytetarë nëpër botë, zakonisht marrin pjesë në marshime dhe protesta për të shënuar, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, por këtë vit kjo ditë është pa punëtorë, për shkak të kufizimeve të vendosura për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit. Gjithashtu ky 1 maj e gjen botën me një numër rekord të papunësh.
Në nivel global sipas Organizatës Botërore të Punës njoftoi se të paktën 1.6 miliardë vetë që punojnë në të zezë nuk janë paguar. Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës autoritetet kanë njoftuar se që nga fillimi i pandemisë kanë humbur vendin e punës mbi 30 milionë qytetarë.
“Pandemia e koronavirusit ka sjellë rënie ekonominë globale. Është e qartë se kemi hyrë në recesion, që do të jetë më i keq se ai i vitit 2009, pas krizës globale financiare”, tha shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.
Tubimet dhe marshimet në gjithë Europën janë anuluar për shkak të masave kundër pandemisë. Sindikatat po u kërkojnë mbështetësve të zbukurojnë shtëpitë dhe ballkonet e tyre me flamuj ose të përdorin median sociale për të mbështetur punëtorët.
Pavarësisht kësaj, mijëra grekë, duke respektuar distancimin fizik, u mblodhën përpara Parlamentit.
Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve transportuesi irlandez me kosto të ulët, Ryanair paralajmëroi se mund të shkurtojë deri në 3 000 vende pune, pasi përpjekjet globale për të frenuar pandeminë e koronavirusit vazhdojnë të kenë ndikim të rëndë në linjat ajrore.
Ryanair njoftoi se planifikon bisedime me sindikatat, në lidhje me një program ristrukturimi që do të fillojë në korrik.
Ndryshe janë përpjekur ta paraqesin gjendjen në Kinë autoritetet, ku ndonëse vendi shënoi rënie të fortë ekonomike në tremujorin e parë të vitit, më 1 maj i lejuan qytetarët të vizitojnë më 1 maj disa prej pikave kryesore turistike, si Qytetin e Ndaluar apo Murin e Madh.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













