Kosova
Ferdonije Qerkezi: “Krejt shtëpinë ma kanë shuar, qysh të falen këto krime!”
Në ditën e të pagjeturve, Ferdonije Qerkezi që gjatë luftës ka humbur burrin me katër djemtë, ka folur në emisionin Frontal në T7 edhe për deklaratat e fundit lidhur me amnistinë e krimeve të luftës, shkruan Gazeta Express.
Qerkezi ka deklaruar se nuk mund të falë dikë që ia ka vrarë një shtëpi me njerëz.
“Unë nuk e dëgjova direkt, po në rrjete sociale komentet. Unë si nanë, kur ai s’i ka fol ai e ka përly veten, pastaj edhe kombin shqiptar, na s’jemi shku në Serbi me na mbytë, ata janë ardhë te na, na kanë hy nëpër shpija, na kanë vjedhë, na kanë djeg, qysh falet ai? Edhe pse nuk të ka ra ty, duhesh me ma ditë. Një shpi ma ka hup. qysh falet? Ai vjen apet, vepron si para 21 vjetëve. Unë e kam ni veten të thyme, me i fol ato fjalë si një i shkolluar, jam habitur shumë. Zotit po ja lo atë punë”, ka deklaruar ajo.
E njëjta thotë se ata që ja vranë burrin e fëmijet janë të lirë, e se disa herë rrëfimin e saj e ka dhënë edhe para hetuesve ndërkombëtarë.
“Janë të lirë, kerrin e bashkëshortit tem e kanë pa në veri të Mitrovicës, as kur ka qenë UNMIK-u këtu, as EULEX-i. Unë kam dëshmi, sa polici ndërkombëtar është ardhë në shpi te unë, s’mundesh me marrë me mend”, shtoi ajo.
Qerkezi ka treguar edhe se si i kalon ditët, e për një gëzim që e ka pasur pas shumë vjetësh.
“Një ditë e jemja është shumë e vështirë, kur është një shpi me tetë anëtarë, e me mbetë vetëm, po tash unë i kam gratë e vëllezërve, kojshitë, mahallën, një ditë kur s’dal në oborr, më marrin në telefon e më thirrin me pi kafe.
Mas 20 vjete kum pas një gëzim, në përvjetorin e të zhdukurve në shkollë të gjimnazit e kishin pas përgatit një program të mirë, që i kanë përkujtu nxënësit që janë kanë në gjimnaz në 99”, ka thënë ajo në Frontal.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














