Koronavirusi: çast pas çasti
“Ngrihen” kartat jeshile, Donald Trump nënshkruan vendimin
Ashtu siç kishte paralajëruar, presidenti amerikan, Donald Trump e nënshkroi urdhrin ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht dhënien e leje-qëndrimit të përhershëm në Shtetet e Bashkuara.
Kjo masë, që përjashton disa kategori, do të zbatohet për 60 ditë dhe më pas mund të zgjatet, ka thënë ai. Trump ka thënë se ky urdhër është menduar për të mbrojtur vendet e punës për amerikanët, në një ekonomi të dëmtuar nga koronavirusi. Kritikët kanë akuzuar atë se po shfrytëzon pandeminë për të zbatuar politikat e tij të ashpra për migrimin në vitin zgjedhor në SHBA.
“Kjo gjë do të sigurojë që amerikanët e papunë nga të gjitha profilet, do të jenë të parët në listë për punë, teksa ekonomia jonë rihapet”, ka thënë Trump nga Shtëpia e Bardhë.
Ky vendim pritet t’i japë fund praktikës së dhënës së leje-qëndrimit të përhershëm për familjet e gjera, të cilat presidenti amerikan i konsideron si zinxhir të migrimit. Megjithatë, vendimi bën përjashtim për gratë apo burrat e amerikanëve dhe fëmijët jashtë martesës nën moshën 21-vjeçare. Urdhri i nënshkruar nga Trump ka pezulluar edhe Lotarinë e Vizave për Diversitet, nga e cila kanë fituar të drejtën e qëndrimit në SHBA rreth 50,000 persona në vit.
Shtetet e Bashkuara janë goditur më së keqi në botë nga koronavirusi i ri, pasi mbi 800,000 persona janë infektuar ndërkohë që mbi 46,000 pacientë kanë vdekur.
E-Diaspora
-
Diaspora
Ekonomia e Kosovës mbahet nga diaspora: 313 milionë euro remitanca në tre muaj BQK: Importet dominojnë ekonominë, remitancat vazhdojnë të mbajnë Kosovën... -
Stokholm
Shqiptari nga Kosova diplomon në Inxhinieri Hapësinore në Suedi me veshje kombëtare -
Koncerti “ARIADITA” në Washington: një mbrëmje muzikore që bashkoi kultura dhe emocione -
Amerikë
Eliza Dushku nderohet me doktoratë “Honoris Causa” -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci
Jeta në Austri
-
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit Austria planifikon investime të reja në shërbimet e kujdesit, programet e varfërisë së fëmijëve dhe përfshirjen... -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë














