Koronavirusi: çast pas çasti
Astmë apo koronavirus? Mjekët shpjegojnë si t’i dalloni
Astma është njëra nga kushtet themelore shëndetësore që e vë dikë në rrezik më të lartë për një rast të rëndë të COVID-19
Shumë nga shenjat kryesore të COVID-19, të tilla si kollitja, gulçimi dhe shtrëngimi i gjoksit, janë gjithashtu simptoma tipike të astmës. Shenja të tjera të mundshme të COVID-19, të tilla si teshtima, hundë që rrjedh, sy të kuq dhe lodhje, mund të jenë të ngjashme me alergjinë.
Nëse shenjat janë kaq të ngjashme, si mund t’i dallojmë nga njëra-tjetra?
“Mund të jetë shumë konfuze për pacientët,” – tha Dr. Lakiea Wright, e cila është e specializuar në alergji dhe imunologji në Brigham dhe Spitalin e Grave në Boston. “Unë u them pacientëve të mi të shohin për simptomat dalluese të COVID-19, siç janë ethet dhe dhimbjet e trupit. Vetëm alergjitë ose astma nuk do t’i shkaktojnë ato simptoma.”
Personat me astmë alergjike mund të provojnë trajtime alergjie, tha Dr. Matt Dougherty. Nëse këto trajtime zvogëlojnë simptomat e tyre, kjo tregon se është thjesht alergji.
“Astma shkaktohet nga faktorë të ndryshëm në individë të ndryshëm: tymi i cigares mund të jetë shkaktari juaj ose mbase stërvitja”, tha Dougherty.
“Astmatikët duhet të përdorin pajisje që matin fuqinë e një fryme, për të monitoruar se sa mirë po qëndrojnë të hapura rrugët e frymëmarrjes”, tha pulmonologu Dr Albert Rizzo, zyrtari kryesor mjekësor i Shoqatës Amerikane të mushkërive.
Ju gjithashtu duhet të matni temperaturën çdo ditë, sipas Wright. Astmatikët, të cilët janë me ilaçe biologjike, që dukshëm ulin përgjigjen imune dhe e bëjnë përdoruesin më të ndjeshëm ndaj infeksionit, duhet të diskutojnë nga afër me mjekun për regjimin e tyre.
Është gjithashtu kritike që astmatikët të dinë si të përdorin siç duhet pompën e frymëmarrjes dhe ndarësin e tyre (një pajisje që ndihmon në dhënien e ilaçeve më saktë). Ai shtoi se përdorimi i saktë i pompës varet nga lloji i saj.
“Askush nuk duhet të trembet”, tha Rizzo. “Unë mendoj se është e rëndësishme për astmatikët të kuptojnë se nuk janë në rrezik të madh nga infeksioni për sa kohë që ndjekin distancimin social dhe larjen e duarve. Ata duhet të marrin ilaçet dhe të jenë në kontakt me mjekët e tyre. Por nuk mendoj se duhet të tremben”.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












