Lajme
Lajçak për dialogun Kosovë -Serbi: Do të bashkëpunoj ngushtë me SHBA-në

Lajçak ka paralajmëruar bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka potencuar se SHBA-ja është partnerja kruciale e BE-së në rrugëtimin e ndërtimit të paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë që detyra e tij është që ta përfundojë suksesshëm këtë dialog dhe të sigurojë që Kosova dhe Serbia një herë e përgjithmonë t’i zgjidhin të gjitha çështjet e pazgjidhura.
Siç ka thënë ai, ekziston vetëm një dialog, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian, por ka shtuar që do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me kolegët amerikanë, sepse “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ndajnë agjendën e përbashkët për rajonin”.
“SHBA-ja ka qenë partnerja kryesore e BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe partnerja kryesore e BE-së në dialogun e Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Lajçak
Ai ka shuar se dialogu i deritashëm, i cili ka nisur në vitin 2011, ka shënuar rezultate domethënëse lidhur me lëvizjen e mallrave dhe njerëzve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kodin telefonik ndërkombëtar, integrimin e policëve dhe gjykatësve serbë në sistemin e Kosovës, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në gjithë Kosovën dhe integrimin e Kosovës në nismat rajonale dhe të tjera.
Presidenca e Kosovës për rolin amerikan
Presidenca e Kosovës, megjithatë thotë që roli i udhëheqjes amerikane mbetet i domosdoshëm në këtë proces.
Bekim Çollaku, shef i kabinetit dhe këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë që janë të gatshëm të punojnë me të gjithë për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, por kryesisht me ata që “me të vërtetë duan të arrijnë një marrëveshje dhe kanë aftësinë dhe besueshmërinë për ta ofruar atë”.
Sipas tij, ky “proces i gjatë dhe i lodhshëm duhet të përfundojë dhe është interes i Kosovës të arrijë marrëveshje të mirë dhe njohje nga Serbia”.
“Roli i lidershipit amerikan mbetet i domosdoshëm në proces. Ngjashëm edhe roli i Bashkimit Evropian, për sa kohë që është në gjendje të përmbushë liberalizimin e vizave dhe të përshpejtojë anëtarësimin e Kosovës në BE”, thotë Çollaku.
Lajçak lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën
Lajçak thotë se e ndan zhgënjimin e Kosovës me mungesën e përparimit në liberalizimin e vizave. Ai shtoi se porosia e tij për vendet anëtare të BE-së është që “në rast se ne kërkojmë nga partnerët tanë që t’i përmbushin obligimet, atëherë edhe ne duhet gjithashtu t’i përmbushim obligimet”.
Marrë parasysh që Komisioni Evropian ka thënë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet, ai thekson që çështja më nuk është “nëse”, por “kur” do të ndodhë liberalizimi i vizave.
“Kjo do të ndodhë dhe nuk dyshoj në këtë”, tha Lajçak.
Ku qëndron Serbia në gjithë këtë situatë?
Nga Presidenca e Serbisë, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme, deri në publikimin e këtij teksti, Radio Evropa e Lirë nuk ka marrë përgjigje në pyetjen lidhur me rolin e Lajçakut në vazhdimin e dialogut, në krahasim me rolin e Grenellit, si dhe as ndonjë koment lidhur me atë se kush duhet të ndërmjetësojë në dialog.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur me Lajçakun përmes telefonit më 12 prill dhe me këtë rast ka thënë që është i bindur që Lajçak, siç ka thënë ai, “si njohës i mirë i situatës dhe marrëdhënieve në rajon, do të kryejë punën me përgjegjësi dhe paanshmëri”.
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, në një konferencë online të quajtur “Marrëdhëniet serbo-amerikane përballë sfidave të koronavirusit”, më 16 prill, ka thënë që Serbia është falënderuese për përpjekjet që të dërguarit specialë të presidentit të SHBA-së dhe të sekretarit amerikan të Shtetit, Richard Grenell dhe Mathew Palmer “po investojnë në planin për gjetjen e zgjidhjes së drejtë, të kompromisit dhe të pranueshëm për të dyja palët” kur bëhet fjalë për problemin e Kosovës.
Se kur do të vazhdojë zyrtarisht dialogu, tash për tash ende nuk dihet, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në anën tjetër, situata në Kosovë është e pasigurt që nga 25 marsi kur në Kuvendin e Kosovës është miratuar mocioni i mosbesimit për qeverinë e kryeministrit tashmë në detyrë, Albin Kurti.
Kurti në mënyrë të ashpër kundërshton që procesin e dialogut në të ardhmen ta udhëheqë presidenti i Kosovës. Ai ka deklaruar që edhe prapaskena e rrëzimit të qeverisë së tij ka të bëjë me “tregtinë e presidentit për shkëmbimin e territoreve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti