Lajme
Koch: Qeveria nuk ka në plan të sigurojë maska për të gjithë
Aktualisht ka në dispozicion numër të mjaftueshëm maskash. Tani ka 20 milion maska në kompetencë të Qeverisë Federale, ndërsa deri në fund të muajit prill priten 100 milion maska"
Vazhdojnë akuzat për numrin e pamjaftueshëm të maskave që do të duhej të ishin në dispozicion për të përballuar koronavirusin në Zvicër. Daniel Koch nga BAG pranoi në konferencën e sotme për shtyp se mund të ketë pasur mungesë maskash.
Dhe për këtë mungesë ai thotë: “Të gjithë janë gjithmonë përgjegjës për këtë”, shkruan sda.ch.
Mirëpo, sqaron Koch: “Qeveria Federale nuk planifikon as pretendon të sigurojë maska për të gjithë popullsinë, transmeton albinfo.ch. U takon degëve, sektorëve që të organizojnë furnizimin me maska nëse është e nevojshme.
Pastaj, ka vazhduar ai, askush nuk mund ta parashikonte një epidemi të tillë. “Me siguri do të bëhet më mirë në të ardhmen. Aktualisht ka në dispozicion numër të mjaftueshëm maskash. Tani ka 20 milion maska në kompetencë të Qeverisë Federale, ndërsa deri në fund të muajit prill priten 100 milion maska”.
Të kujtojmë, në Zvicër brenda një dite konsumohen 1 deri në 2 milionë maska, në kushtet e tanishme, kur ato përdoren në mënyrë shumë të kufizuar dhe kryesisht vetëm nga personeli i shëndetësisë.
Delegacioni i financave ka lejuar të mërkurën një kredi prej 775 milion frangash. Kjo i mundëson Qeverisë Federale të sigurojë materialin e nevojshëm urgjent, ku hyjnë maskat dhe ilaçet, përcjell albinfo.ch. Brenda kësaj shume janë edhe paratë për promovimin e zhvillimit të vaksinave.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












