Koronavirusi: çast pas çasti
Shifrat po rriten në Maqedoni: 974 të infektuar, 45 të vdekur nga koronavirusi

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë regjistruar 974 raste të infektimit me koronavirus, ndërsa kanë vdekur 45 persona në nivel vendi.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 66 raste të reja me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.
Sipas shtrirjes gjeografike, numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Kumanovë (27) dhe në Shkup (10), ndërsa në nëntë qytete të tjera është regjistruar numër më i vogël i të infektuarve.
Gjatë 24 orëve janë realizuar 500 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 9,762.
Viktima e re në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë është një 76-vjeçare nga Shkupi, e cila ka ndërruar jetë para dy ditëve dhe që të mërkurën është diagnostikuar me COVID-19.
Drejtuesit e qeverisë dhe të pushtetit lokal në Kumanovë, qytetin me më shumë të infektuar (236) kanë shkëmbyer mendime të kundërta nëse duhet ose jo që ky qytet të vendoset në karantinë shtetërore.
“Kumanova duke llogaritur numrin e banorëve, ka numrin më të madh të personave të infektuar me COVID-19 dhe është më se e nevojshme që të veprohet në mënyrë më restriktive dhe të parandalojmë rritjen e numrit të personave të infektuar”, ka deklaruar kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, duke kërkuar izolim të plotë sikur në rastin me qytetin e Dibrës.
Zyrtarë qeveritarë thonë se për momentin nuk ka nevojë për masa të rrepta, por se nëse komisioni shëndetësor në luftë me panemidinë vendos se ka nevojë për karantinë, atëherë qeveria do të respektojë një masë të tillë.
“Unë nuk jam mbështetës i madh i masave rigoroze, pasi krahasimi mes Dibrës dhe Kumanovës nuk mund të bëhet sepse Dibra është qytet shumë më i vogël. Por, do të diskutojmë edhe për këto çështje, për mbyllje të tërësishme 24 orëshe. Nëse këtë masa do ta rekomandojnë epidemiologët dhe profesionistët, do ta sjellim edhe këtë masë”, ka deklaruar kryeministri Oliveri Spasovski.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar se institucionet deri tani me sukses po e menaxhojnë situatën, por duke paralajmëruar edhe shumë punë deri në normalizimin e saj.
“Deri më tani, ne kemi menaxhuar me sukses rrjedhën e epidemisë. Me rritjen lineare të pacientëve pozitivë të konfirmuar rishtazi me Covid-19, ne jemi në gjendje të amortizojmë sistemin shëndetësor dhe të rrisim kapacitetet e objekteve spitalore dhe stafin mjekësor”, ka deklaruar Filipçe, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës Samiti zhvillohet nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama...
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026