Koronavirusi: çast pas çasti
Teoria tjetër: Virusi nisi nga laboratori në Wuhan
Një laborator kinez është në qendër të teorive të reja rreth asaj se si filloi pandemia koronavirus dhe duket se ishte objekt paralajmërimesh të shumta urgjente brenda Departamentit të Shtetit amerikan dy vjet më parë, sipas një raporti të ri
Zyrtarët e Ambasadës së Sh.B.A paralajmëruan në Janar 2018 në lidhje me sigurinë e pamjaftueshme në laboratorin e Institutit të Virologjisë Wuhan dhe kaluan informacionin në lidhje me shkencëtarët që kryenin kërkime të rrezikshme për koronavirusin nga lakuriqët, raportoi të martën Washington Post.
Këto kabllograme kanë rinovuar spekulimet brenda qeverisë amerikane nëse laboratorët me bazë në Wuhan ishin burimi i koronavirusit të ri, megjithëse nuk është krijuar ndonjë lidhje e fortë.
Një anëtar i komitetit të emergjencave të qeverisë amerikane pretendoi të dielën: “Ekziston një pamje alternative e besueshme (për teorinë zoonotike) bazuar në natyrën e virusit. Ndoshta nuk është rastësi që ekziston një laborator në Wuhan.”
Eksperti i çështjeve të jashtme Gordon Chang tha për Fox News se “shumë kinezë besojnë se virusi ose u lirua me dashje ose doli aksidentalisht nga Instituti Wuhan i Virologjisë, një strukturë bio-sigurie e nivelit P4”, transmeton TCH.
Ai shtoi: “Ky laborator, i njohur për studimin e koronaviruseve, nuk është larg nga tregu që fillimisht ishte identifikuar si burimi i shpërthimit”, përcjell albinfo.ch.
Në një seri kabllogramesh diplomatike të emërtuara ” Të Ndjeshme, por të Pa Klasifikuara”, zyrtarët e Ambasadës së Sh.B.A paralajmëruan që laboratori kishte dobësi masive të menaxhimit, paraqiste rreziqe të mëdha shëndetësore dhe paralajmëruan Uashingtonin të përfshihej.
Kabllogrami i parë, kishte flamuj të kuq në lidhje me punën e laboratorit në koronaviruset dhe më saktësisht se si transmetimi i tyre i mundshëm njerëzor përfaqësonte rrezikun e një pandemie të re të ngjashme me SARS.
Kabllogrami argumentonte se Shtetet e Bashkuara duhet t’u japin studiuesve kinezë në laboratorin Wuhan më shumë mbështetje sepse hulumtimi i tij mbi koronaviruset ishte i rëndësishëm dhe i rrezikshëm. Laboratori tashmë kishte marrë ndihmë nga Laboratori Kombëtar Galveston në Degën Mjekësore të Universitetit të Teksasit.
Megjithatë, përkundër provave që tregojnë për praktika të rrezikshme brenda laboratorëve të Wuhan, zyrtarë të lartë amerikanë, kanë thënë për Fox News se origjina e COVID-19 nuk ka ardhur nga një laborator dhe as nuk është rezultat i një arme bio.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













