Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermani: Sulmohen policët që kërkonin respektimin e distancës fizike
Në Frankfurt të Gjermanisë ka ndodhur një sulm ndaj disa policëve që përkujdesen për respektimin e distancës fizike, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në përgjithësi po i respektojnë rregullat e rrepta që janë vendosur në gjithë vendin për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Por, temperaturat pranverore sjellin edhe incidente.
Disa policë në Frankfurt janë qëlluar me gurë dhe shufra hekuri ndërsa po zbatonin masat e distancimit fizik për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Autoritetet njoftuan se gjatë fundjavës së ngrohtë të Pashkëve në rrugët e parqet e Frankfurtit janë parë shpesh turma njerëzish që injoronin rregullat e karantinës dhe të distancës fizike dhe policët u përpoqën për t’i shpërndarë.
Në një rast një grup qëlloi me një gur të madh makinën e policisë kur një prej policëve po zbriste nga makina për t’i shpërndarë, kurse në një rast tjetër një polic u sulmua nga një grup prej 20 vetësh, njëri prej të cilëve e qëlloi me një pllakë metalike pesëkilogramshme. Pas një kontrolli të gjatë, përfshirë dhe përdorimin e një helikopteri, policia arriti të identifikonte dhe arrestoi gjashtë të dyshuar në një apartament në qytet. Policia konfiskoi në banesë edhe disa armë, përfshirë dhe shpata samurai dhe thika.
Policia u mobilizua gjatë ditëve të Pashkëve në të gjithë Gjermaninë dhe ka patrulluar në hapësirat publike. Sipas njoftimeve policia ka vendosur gjoba për shkeljen e masave të izolimit që janë në fuqi deri më 19 prill dhe që pas gjithë gjasash pritet të zgjaten.
Përdorimi i dronëve për paralajmërime me altoparlant
Në disa qytete në Gjermani, si në Dyseldorf apo Dortmund, policia ka përdorur dronë për të paralajmëruar njerëzit për rreziqet e mosrespektimit të distancës fizike. Një zëdhënës i policisë në Dyseldorf theksoi se dronët nuk janë përdorur për të identifikuar njerëzit dhe se nuk u është ruajtur asnjë fotografi. Sipas tij, reagimet e njerëzve ndaj kësaj forme paralajmërimi kishin qenë “shumë pozitive”.
Megjithëse përdorimi i droneve mund të krijojë shqetësime në lidhje me kufizimin e lirive civile dy sindikatat më të mëdha të policisë gjermane u kanë bërë thirrje autoriteteve të marrin në konsideratë lejimin e përdorimit të gjerë të droneve si një mjet praktik për të ndihmuar policët që të kontrollojnë dhe paralajmërojnë njerëzit që t’u përmbahen rregullave për distancën fizike kur dalin në parqe apo hapësira të tjera publike të gjelbra, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë















