Uncategorized
Rita Ora: Gjithnjë do të jem krenare ta quaj veten kosovare
Ylli i hitit “How To Be Lonely”, Rita Ora, kishte shkuar për të jetuar në Britani të Madhe nga Kosova, kur ajo ishte ende foshnje. Prindërit e saj ishin detyruar të largohen nga vendlindja në fillim të viteve 90-të, për shkak të persekutimit serb.
Edhe pse Ora është rritur në Londër, ajo sërish ishte ballafaquar me paragjykime të shumta nga fëmijët në shkollë, të cilët për ta nënçmuar atë e quanin refugjate.
Duke folur për vendimin e prindërve të saj për t’u larguar nga Kosova, në një intervistë të fundit këngëtarja citohet të jetë thënë: “Nëna ime ishte psikiatre ndërsa babai një ekonomist. Ata e lanë pas gjithë jetën e tyre dhe u desh ta nisnin gjithçka nga fillimi, me të arritur në Londër si refugjat. Por, mbrojtja e fëmijëve të tyre ishte prioritet për ta, dhe unë ndihem e bekuar çdo ditë për sakrificat e tyre dhe punën e jashtëzakonshme që e kanë bërë në të mirë të familjes. Ata e kanë mësuar një gjuhë të re, kanë studiuar nga fillimi si dhe na kanë rritur mua, motrën dhe vëllain në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata na kanë mësuar të luftojmë për atë që duam ta bëjmë në jetë, të punojnë shumë dhe të mos dorëzohemi kurrë, pavarësisht rrethanave.”
Këngëtarja 29-vjeçare, ndër të tjera ka treguar se e ka pasur një fëmijëri të vështirë pikërisht për faktin se vinte nga një shtet tjetër, dhe shpesh ishte detyruar të shoqërohet me fëmijë të tjerë të huaj, për shkak se kishin diçka të përbashkët.
Rita Ora gjithashtu ka treguar se herë pas here e viziton Kosovën, dhe se është tejet krenare për prejardhjen e saj.
“Kosova do të jetë përgjithmonë vendlindja ime dhe gjithnjë do të jem krenare ta quaj veten kosovare. Jam shumë e nderuar që tani kam mundësi të kontribuoj në vendlindje, si ambasadore nderi e shtetet të Kosovës. Sa herë që kam mundësi, unë i vizitoj familjarët e mi. e adhuroj çdo gjë nga kultura kosovare, sepse është shumë më ndryshe. Veshjet kombëtare të Kosovës janë shumë të bukura dhe ushqimi është shumë i shijshëm. Bakllava është ëmbëlsira ime e preferuar. Unë gjithmonë do të jem kosovare në zemër. Asnjëherë nuk do të harrojë ku i kam rrënjët dhe do të ndihem gjithmonë krenare për prejardhjen time,” ka deklaruar Ora në intervistën e realizuar për revistën “Vogue Arabia”.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












