Kosova
Kosovë, së shpejti lirohen edhe disa pacientë të shëruar nga koronavirusi
IKSHPK ka njoftuar se mbrëmë në testimin e dytë të mostrave që dyshohej se janë infektuar me koronavirus, të gjitha mostrat kanë rezultuar negative.
Është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se mbrëmë, në testimin e dytë të mostrave, që dyshohej se janë infektuar me koronavirus, të gjitha mostrat kanë rezultuar negative
Thuhet se dje janë testuar 118 mostra në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Klinikën Infektive, fatmirësisht asnjë rast nuk është konfirmuar se është infektuar me COVID-19.
Salih Ahmeti, infektolog në Klinikën Infektive, bëri me dije se në këtë Klinikë janë të shtrirë 43 pacientë me koronavirus. “10 pacientë janë duke pritur testin, ata janë pranuar mbrëmë”, tha ai sot në Radio Televizionin e Kosovës.
Ai bëri me dije se disa pacientë do të lirohen së shpejti. “Kosova është mirë në krahasim me vendet e tjera. Brenda disa ditëve do të lirohen disa pacientë. Dje kemi pranuar edhe një foshnjë, gjendja është e mirë fatmirësisht”, theksoi ai.
Ahmeti bëri me dije se janë edhe katër infermiere të infektuara. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












