Shqipëria
Shqiptarët, në vendin e dytë për marrjen e shtetësisë në vendet e BE-së
Marokenët pasohen nga aplikantët me shtetësi shqiptare n (47.400), turke (28.400), braziliane (23.100) dhe rumune (21.500)
Viti 2018 ishte viti i tretë me radhë, qëkur vendet e BE kanë dhënë më pak shtetësi të reja (pasaporta) në përgjithësim shkruan euronews. Sipas shifrave të reja nga zyra e statistikave të BE Eurostat, në vitin 2018, (i fundit për të cilin janë përpunuar të dhënat deri më tani) kishte më shumë se 672,000 qytetarë të rinj në 27 vendet anëtare të BE-së, krahasuar me 700.600 në vitin 2017 dhe 843.900 në 2016.
Ndërkaq është i kundërt treni në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Atje, numri i shtetësive të dhëna është rritur vazhdimisht që nga viti 2013. Kështu, në vitin 2018 në Gjermani kishte 116,750 natyralizime, 115.421 në vitin 2017 dhe 112.843 në vitin 2016.
Sipas Eurostat-it, 16,700 turqve u është dhënë shtetësia gjermane në vitin 2018. Ata kryesojnë statistikat në këtë shtet, të ndjekur nga britanikët (6,640) dhe polakët (6,220).
Trembëdhjetë për qind e përfituesve në mbarë BE ishin ish-qytetarë të një shteti tjetër anëtar të BE-së, por shumica e madhe ishin qytetarë të vedneve jashtë BE-së ose njerëz pa shtetësi.
Një e dhjeta e qytetarëve të rinj të BE ishin qytetarë marokenë, përcjell albinfo.ch. Pjesa dërmuese e tyre – 84% – kanë fituar shtetësi spanjolle, italiane ose franceze.
Marokenët pasohen nga aplikantët me shtetësi shqiptare n (47.400), turke (28.400), braziliane (23.100) dhe rumune (21.500).
Shkalla më e lartë e natyralizimit – raporti midis numrit të njerëzve që kanë fituar nënshtetësi në një vend dhe numrit të përgjithshëm të banorëve të huaj në vend, ishte në Suedi.
Vendi skandinav ka dhënë në vitin 2018 7.2 natyralizime për 100 banorë të huaj. T
Në anën tjetër të spektrit ishin Danimarka dhe Letonia (0,6 secila), Lituania (0,5), dhe Estonia dhe Republika çeke (0.4 secila).
Efektet e Brexit-it
Numri i qytetarëve britanikë që kanë fituar nënshtetësinë e një shteti anëtar të BE-së në vitin 2018 ka qenë mbi 16,000, transmeton albinfo.ch. Ky është më shumë se dyfishi i numrit të regjistruar në vitin 2016 kur vendi pati votztuar largimin nga BE.
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, britanikët ishin grupi i shtatë më i madh i marrësve të nënshtetësisë së ndonjë vendi të BE-së në vitin 2018. 16,193 prej tyre kanë fituar një shtetësi tjetër të BE-së. Shumica e tyre, 59% – sot janë shtetas gjermanë ose francezë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Austri
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, sot në Prishtinë është mbajtur...
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?