Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania zgjat pezullimin e kontakteve deri më 19 prill
Qeveria gjermane dhe landet federale kanë rënë dakord të zgjasin kufizimet ekzistuese të kontakteve deri më 19 prill. U diskutua gjithashtu edhe për një detyrim për të mbajtur maskë mbrojtëse.
Në luftën kundër përhapjes së virusit Corona, kufizimet e gjera për kontakte duhet të zbatohen nga qytetarët deri në 19 prill, pra edhe gjatë Pashkëve. Federata dhe landet vendosën në Berlin, që kontaktet me njerëzit e tjerë jashtë familjes të mbeten të kufizuara në minimumin absolut, në përputhje me rregullat në fuqi.
Kancelarja Angela Merkel (CDU) tha pas një video-konference me kryeministrat e landeve që njerëzit në Gjermani të heqin dorë në përgjithësi nga udhëtimet private dhe vizitat – përfshirë edhe te të afërmit. “Një pandemi nuk njeh ditë pushimesh,” tha Merkeli. Dhe shtoi: “Qëndroni edhe më tej të fortë dhe i respektoni rregullat”. Rregullat duhet të zbatohen fillimisht deri më 19 prill. Në pothuajse të gjitha landet federale, pushimet e Pashkëve për fëmijët e shkollave mbarojnë në këtë datë.
Kufizimet “janë respektuar mjaft mirë”
Merkeli tha që masat respektohen në mënyrë të unifikuar në shkallë vendi. Kufizimet e kontakteve respektohen mjaft mirë. Të martën pas Pashkëve, qeveria federale dhe landet do të rivlerësojnë situatën bazuar, ndër të tjera, në të dhënat e Institutit Robert Koch.
Sipas informacioneve të agjencisë gjermane të lajmeve dpa, Merkeli paralajmëroi se nuk duhet të ketë diskutime për lehtësimin e masave ekzistuese para 19 prillit. Ajo tha se në konferencë pati dakordim të gjerë që mbajtja e maskave mbrojtëse në fytyrë nuk duhet të jetë e detyrueshme. Kërkesat ekzistuese duhet të respektohen edhe nëse dikush mban maska të tilla, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












