Lajme
Këto janë statistikat me koronavirus të të gjitha shteteve të Ballkanit
Ka shkuar në 109 numri i të prekurve me virusin Covid-19 në Malin e Zi, duke e lënë kështu Kosovën vendin me më së paku të infektuar në rajon.
Mali i Zi, shtetin në të cilën u paraqitët rastet me koronavirus më së voni në Evropë, tashmë ka regjistruar 109 qytetarë të infektuar me COVID-19, njofton vijesti.me.
Kësisoj, Kosova mbetet vendi me më së paku raste të infektuara. Deri tash janë regjistruar 108 raste, një nga ta ka vdekur e një është shëruar. Në testet e para kanë dalë edhe disa të tjerë të shëruar, mirëpo pritet që t’u bëhen edhe teste të tjera.
Në Shqipëri është rritur numri i të shëruarve, megjithatë po rritet edhe numri i të prekurve nga dita në ditë. Deri tash, Shqipëria ka 243 persona të infektuar, nga ta 52 të shëruar e 13 viktima. Rasti i parë në Shqipëri u paraqit në 10 ditëshin e parë të marsit.
Maqedonia e Veriut numëron 329 raste të prekur me koronavirus. Janë shëruar 12 shtetas të Maqedonsë e kanë vdekur nëntë të tjerë.
Në Serbi, numri i të prekurve ka shkuar në 785. Nuk është shëruar asnjë, e kanë vdekur 16 prej tyre. Serbia po kryen edhe testet e banorëve serbë të Kosovës, tre prej të cilëve kanë rezolutan pozitivë deri tash.
Kroacia ka 867 të prekur me koronavirus, 67 të shëruar dhe gjashtë viktima.
Bosnë e Hercegovina ka regjstruar deri tash 411 raste pozitive, 17 prej të cilave janë shëruar e 12 kanë vdekur.
Numri total i të prekurve nga COVID-19 në botë është 809,608. Numri i të vdekurve në botë është afër 40 mijë.
Numrin më të madh të rasteve të prekura në raport me popullësinë e saj e mban Italia, me 101,739 dhe me 11.500 të vdekur.
Pas Italisë, rritje të madhe të të prekurve e të viktimave ka Spanja në Evropë.
Virusi së fundmi ka zgjeruar përhapjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që tashmë e kanë tejkaluar me numrin e të prekurve Kinën, vendin ku nisi përhapja e virusit, por edhe Italinë.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











