Koronavirusi: çast pas çasti
Eksperti i qeverisë amerikane: Nëse nuk merren masa, pasojat janë të rënda
Eksperti më i lartë i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive deklaroi qartazi se Shtetet e Bashkuara mund të përballen me mbi 100 mijë viktima dhe miliona të infektuar nga pandemia e koronavirusit, nëse nuk merren masat e duhura
Nga Kopshti i Trëndafilave i Shtëpisë së Bardhë, Presidentit Donald Trump iu desh të pohonte se dëshira e tij për të hapur vendin pas Pashkëve, kishte qenë thjesht një aspiratë.
Impulset e Presidentit Trump për të rivendosur normalitetin u përballën me realitetin e hidhur të paraqitur nga Dr. Anthony Fauci.
Eksperti më i lartë i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive tha se Shtetet e Bashkuara mund të përballen me mbi 100 mijë vdekje dhe miliona të infektuar nga pandemia e koronavirusit.
“Po. Numri që ju dhashë bazohet në një model. Mendoj se është plotësisht e imagjinueshme që nëse nuk e shmangim rrezikun, siç po përpiqemi, mund të arrijmë në atë shifër. Po, po. Është e mundshme… Ajo çfarë po bëjmë është të mos e lejojmë të ndodhë. Pra në vend që të përqëndrohemi tek maksimalja apo minimalja, ne duam t’i ulim të gjitha shifrat sa më shumë…”, deklaroi Dr. Fauci, raporton Zëri i Amerikës.
Gazetarët në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë kërkuan të dinë nëse përpjekjet e deritanishme të qeverisë amerikane po japin ndonjë efekt, përcjell albinfo.ch.
“…Po. Ne mendojmë se masat tona janë duke dhënë efekt. Është shumë e vështirë ta masësh këtë, pasi kemi dy dinamika që zhvillohen njëkohësisht. Kemi virusin që rritet dhe kemi masat që mundohen ta ulin. Mendoj sidoqoftë se vendimi për ta zgjatur këtë proces parandalues deri në fund të muajit prill, ishte një vendimi i mençur dhe i kujdesshëm”, tha Dr. Fauci.
Vendimi i Presidentit Trump për të zgjatur në kohë udhëzimet për një vetëizolim mbarëkombëtar reflekton se ai tashmë ka pranuar se lufta do të vazhdojë në terma afatgjatë dhe se është real rreziku i rritjes së numrit të viktimave në qindra mijëra.
Ishte një moment kthese të fortë nga presidenti, i cili vetëm pak ditë më parë fliste për ta rihapur vendin në pak javë.
Nga Kopshti i Trëndafilave, ai tha se shpresa e tij për një “ringjallje” me rastin e Pashkëve kishte qenë një aspiratë.
Presidenti Trump i është shmangur përgjithësisht përmendjes së shifrave për viktimat e mundshme dhe për rastet e të infektuarve. Megjithatë, ai këtë radhë përmendi një prej modeleve parashikuese që tregonte se mbi 2.2 milionë njerëz do të kishin vdekur nëse nuk do të ishin vendosur masat e distancimit social. Presidenti Trump minimizoi për disa javë seriozitetin e e pasojave të pandemisë së koronavirusit.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë












