Shqipëria
Sistem i ri i leje-daljeve për pazar, për pensionistët nuk ka leje
Tashmë dalja për të bërë pazar do të bëhet me leje dhe autorizim.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar sot aplikacionin e ri.
Aplikimi do të behet nëpërmjet portalit e-albania, ndërsa Rama theksoi se pensionistëve nuk do t’u pranohet aplikimi për leje.
“Kjo është leje dalje për pazar, leje dalja për në punë ka autorizim të veçantë. Është një leje automatike, sapo t’i aplikon leja, të shfaqet në telefon. E njëjta gjë vlen edhe për telefonat që nuk janë smart, por në këtë rast kohëzgjatja është më e madhe. Për ata që nuk disponojnë një kompjuter apo një smartphone, por kanë një telefon të zakonshëm, të marrin masa nesër për shpenzimet, sepse nuk do të qarkullojnë dot, nëse nuk e lejon procedura që të qarkullojnë”.
“Në po punojmë me kompanitë celulare që kjo procedurë të jetë gati qysh ditën e nesërme. Pensionistëve nuk do t’u jepet leje. Ata nuk mund të aplikojnë në këtë sistem. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi. Për ata që nuk i kanë fëmijët afër, do të kujdesemi ne për ilaçe dhe pazare. Nuk do të dalin më pensionistët në rrugë, pasi do të penalizohen”.
“Vetëm një anëtar familjeje do të dalë në pazar. Ai që shkon në punë do të vazhdojë me lejen e zakonshme. Nuk mund të kërkojnë më shumë se dy anëtarë familjeje që të marrin leje. E mira është që anëtarët e familjes që shkojnë në punë kur të kthehen të bëjnë edhe pazar.
“Të gjithë duhet të kenë në telefon atë leje që ka marrë që policia ta marrë në konsideratë. I kam kërkuar Erion Veliajt që të mundësojë të gjitha tezgat e lagjeve në distanca. Të bëhet pazari pa u futur në një kanal për të marrë ushqimet. Nga e hëna të gjitha tregjet do të jenë të tilla. Një gjë të tillë u kam kërkuar edhe kryetarëve të bashkive në qytetet e tjera”, ka thënë Rama.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













