Lajme
Anët pozitive të koronavirusit
Këto janë kohë të zymta për njerëzit në të gjithë botën me koronavirusin që vazhdon të përhapet
Numri i të prekurve dhe viktimave vazhdon të rritet, qytete dhe shtete mbyllen dhe miliona njerëz detyrohen të qëndrojnë në izolim. Por, në mesin e gjithë këtyre lajmeve shqetësuese, ka edhe motive shprese… Ajo që po shihet qartë, është ndotja që po bie. Ndërsa vendet izolohen për shkak të virusit është vënë re një rënie e dukshme e niveleve të ndotjes.
Si Kina, ashtu edhe Italia e Veriut kanë parë rënie të madhe të dioksidit të nitrogjenit, një ndotës i ajrit dhe kimikat i fuqishëm, për shkak të aktivitetit industrial të reduktuar dhe ndalimit të qarkullimit.
Në një trend të ngjashëm, banorët e Venecias vunë re një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së ujit në kanalet e famshme të qytetit. Ujërat zakonisht të turbullta, u bënë papritur aq të pastra sa që edhe peshqit mund të shiheshin, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa ka një pafundësi historish blerjesh nga paniku apo përleshjesh për letra higjenike, virusi ka bërë që të shtohen edhe aktet e bamirësisë në botë. Njerëzit dhurojnë para, ndajnë eksperiencat dhe shkëmbejnë idetë për ta kapërcyer më lehtë këtë situatë.
Ndërsa virusi na ka prekur të gjithë, ai ka bërë bashkë komunitetet.
Në Itali, njerëzit u derdhën ballkoneve me këngë e duartrokitje.
Në Spanjë, nje instruktor fitnesi ofronte stervitje nga çatia e nje pallati ndersa banorët në izolim e ndiqnin nga ballkonet. Shumë njerëz e kanë shfrytëzuar mundësinë të lidhen me miqtë dhe të dashurit me telefonata audio e video. Me mijëra evropianë në anën tjetër kanë dalë nëpër ballkone e dritare për të duartrokitur mjekët dhe infermierët që po luftojnë virusin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














